Standard.al

“Nëna lutej që unë të vdisja”, rrëfimi i djalit që përloti botën

0

Një 44-vjeçar australian, i cili kishte lindur me tumor në hundë, ka rrëfyer për të gjithë historinë e tij të dhimbshme, që nga lindja. Shkrimtari Robert Hoge, lindi me tumor të madh në fytyrë dhe një këmbë të deformuar, aq sa nëna e tij e kishte quajtur atë ‘të shëmtuar’.

‘Daily Mail’ në një artikull kushtuar atij, Roberti tregon se si prindërit e tij ishin të shokuar që në momentin kur e panë për herë të parë, ndërsa theksoi se gati-gati e mohuan. Ish-shkruesi i fjalimeve dhe këshilltari politik, nga Brisbane, ka shkruar se nëna e tij më vonë ishte “pajtuar me fatin”, ajo fillimisht kishte thënë se do të “dëshironte që ai të vdiste”. Pas një diskutimi me anëtarët e tjerë të familjes, çifti kishte vendosur të sillte Robertin në shtëpi, tek 2 motrat dhe tek vëllai i tij.

“Unë i thashë stafit të spitalit se nuk e doja fëmijën tim. Nuk kam për ta marrë atë në shtëpi, në asnjë mënyrë.”, kështu mësohet t’i jetë shprehur nëna, stafit të spitalit. Ndonëse për shumë vite 44-vjeçari nuk ishte ndjerë mirë me qëndrimin e prindërve, ai theksoi se pas shumë vitesh e kuptoi se çdo të thoshte të ishte prind. Tashmë 44-vjeçari është i martuar dhe ka fëmijë.38592D4800000578-3789429-image-a-44_1473874963894 38592D5F00000578-3789429-image-a-43_1473874948910 38592D7700000578-3789429-image-a-42_1473874925448 385AA63400000578-3789429-image-a-39_1473874752208 38592D8600000578-3789429-image-a-47_1473874986441

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.