Haki Çako urdhëron vartësit: Hiqeni numrin e ish-ministrit Tahiri nga…

0
174

Dje në mbrëmje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako u ka shpërndarë një urdhër gjithë komisariateve e drejtorive të policisë në vend: Të heqin numrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka qenë i afishuar në vende publike dhe institucione të policisë, raporton “BalkanWeb”.

Në çdo komisariat ka qenë një letër ku ishte shkruar numri i ish-ministrit Tahiri, ku iu rekomandohej qytetarëve ta telefonin në rast se nuk shërbeheshin apo policia vepronte në mënyrë të parregullt ndaj tyre.

Numri i ish-ministrit ka qenë i afishuar edhe në aeroport dhe vende të tjera publike por tashmë me zëvendësimin e tij nga ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sjellë edhe këtë urdhër të kryepolicit Çako. Nuk dihet nëse pas largimit nga Ministria, Tahiri mund të ketë marrë denoncime dhe ankesa nga qytetarët çka mund të ketë çuar edhe në këtë ‘ultimatum’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here