Dështon ‘komisioni’ i Braçes, deputetët nuk shkojnë në mbledhje

0
226
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erion Brace, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisoini, ku eshte diskutuar ne parim projektbuxheti i vitit 2015./r/n/r/nLwmaker Erion Brace, speaking during a Parliamentary economy and finance committe.

Mungesa e kuorumit, si dhe mosparaqitja e përfaqësuesve të lartë të disa Ministrive kanë sjellë dështimin e vendimmarrjes për disa projektligje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Kreu i këtij Komisioni Erion Braçe shtyu dëgjesën e projektligjit mbi huanë për ndërtimin e dhe rehabilitimin e hekurudhës Tiranë- Durrës- Rinas për shkak se drafti nuk u paraqit nga titullarët e Ministrive përkatëse, siç kërkon ligji, por nga drejtorë të rangjeve më të ulëta.

Ndërkohë që me kritika edhe më të ashpra u shoqërua dështimi i shqyrtimit të dy projektligjeve të tjerë: për statusin e ekspertit fiskal, i propozuar nga LSI, dhe disa ndryshime në ligjin e ish të përndjekurve politikë.

Braçe kërkoi që deputetët propozues të LSI-së të ishin të pranishëm në shqyrtimin ligjit për ekspertin fiskal, ndërkohë që edhe ironizoi mungesën e votës së kësaj force për ligjin e të përndjekurve.

Gjatë seancës së sotme në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ishin parashikuar të shqyrtoheshin 5 projektligje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here