Basha: Republika e Re do garantojë që asnjë mos të përfundojë si Duçja, Rama je i ikur

0
219
Foto; Hamza Hatika

Në një bashkëbisedim me të rinjtë shqiptarë në ditën e 31 – të të qëndrimit të opozitës në shesh, kryedemokrati Lulzim Basha theksoi se Republika e re që po vendoset është Republika e të rinjve. Basha u shpreh se nga rradhët e Partisë Demokratike, 1/3 e kandidatëve do të jenë të rinj. Duke iu drejtuar kryeministri Rama, Basha theksoi se tashmë shefi i qeverisë është i ikur.

“Dua ti drejtohem më të moshuarve që janë ulur në rreshtat pas.  A jeni krenar për këtë brez të ri? Sa herë ai flamur ngrihet në hyrje të sheshit të lirisë, sa herë që himni kombëtar ushton, kemi një garanci, një ëndërr, një shpresë dhe kjo është rinia shqiptare. Në këtë shesh rinia e ka thënë fjalën e  saj. Jam e përulur dhe i frymëzuar tek dëgjoj të rejat dhe të rinjtë në këtë shesh të artikulojë me bindjen atdhetare, me mençuri të jashtëzakonshme dhe me kulture evropiane, vendosmërinë e  tyre për të mos e lënë më Shqipërinë kështu siç ka qenë. Kur e themi ne, është një propozim , kur e thotë rinia është një vendim që do bëhet realitet. Këtë e di mirë çdo shqiptarë. Sot e 4 vjet në një Shqipëri të nëpërmkëmbur, e krrusur nën peshën e krimit, varfërisë, arrogancës, së qeverisë të bërë njësh me krimin. Do të ishte pamundur të çoheshim e të bashkoheshim kështu, nëse në ballë të kësaj lëvizje popullore do të printe ëndrra më e bukur e çdo kombi, rinia shqiptare. Ndaj dua tu them sot se mbi të gjitha Republika e re, që po buron nga ky shesh i lirisë, është republika juaj, të reja dhe të rinj shqiptarë. Ky shesh dhe gjitha Shqipëria do të jetë prona e të rinjve shqiptarë. Ja si ka filluar të tërhiqet dallga e republikës  së vjetër. Republika e Re është Republika ku qytetarët nuk kanë frikë, Republika e Re është vendi ku pushtetarët ulin kokën para çdo qytetari. Sa më takon mua 1/3 e kandidatëve  të Partisë demokratike do të jenë të rinjtë e Partisë Demokratike,” – tha lideri i selisë blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here