Barcelona mposht Valencian 4-2 Fiton Roma,barazim në City-Liverpool

0
124

Barcelona mposht 4-2 Valencian dhe i përgjigjet Real Madrid.

Katalanasit fitojnë ndeshjen e javës së 28-të në La Liga, ngjiten në kuotën e 63 pikëve në vend të dytë vetëm dy pikë larg Realit kryesues.

Ndeshja në “Camp Nou” ka qenë e gjallë me gola, raste dhe kartona të kuq.

Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Mangala por barazon menjëherë Luis Suarez.

Në minutën e 44-të Mangala pengon në zonë Suarez. Karton i kuq për mbrojtësin e Valencias dhe penallti të cilën e shndërron në gol Leo Messi.

Megjithatë edhe Valencia barazon me Munir. Barca e fiton ndeshjen në pjesën e dytë me golat e Messit dhe të Andre Gomes.

Në Itali, Roma e fiton ndeshjen e fundit të javës së 29-të ndaj Sasuolos 3-1 dhe mbetet në vend të dytë në kuotën e 65 pikëve 8 larg Juventusit kryesues. Miqtë kaluan të parët në avanatzh me Defrel por verdhekuqtë përmbysën gjithçka me golat e Paredes, Salah dhe Dzeko.

Spektakolare ishte përballja mes Manchester Cityt dhe Liverpool në Premier League angleze.

Dueli mes Pep Guardiolës dhe Klopp u mbyll në barazim 1-1 por rastet e pastra në të dy portat ishin të panumërta. Milner kaloi në avantazh miqtë ndërsa për Cityn barazoi Aguero. Dy skuadrat i ndan vetëm një pikë në renditje, City mban vendin e tretë dhe Liverpool të katërtin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here