Zbulohet misteri, kush është i dashuri i Zaimina Vasjarit (foto)

0

Pas shumë vitesh në një lidhje të konsoliduar, disa muaj më parë, lajmi se këngëtarja Zaimina Vasjari i dha fund marrëdhënies së saj me të dashurin, u bë kryefjalë e portaleve dhe mediave rozë. Por Shën Valentini kishte ruajtur një surprizë për bukuroshen e njohur. Në Maldive, ajo dhe partneri i saj konfirmuan ribashkimin.

Shumë është folur e është komentuar për këtë lidhje misterioze të Zaiminës, e cila për më shumë se një dekadë e ka ruajtur me shumë fanatizëm.

Po kush është ai që i rrëmbyer zemrën Zaiminës? Prive ka zbuluar disa foto të cilat kanë zbuluar identitetin e tij përmes disa sinjaleve që i ka dhënë edhe vetë Zaimina në rrjetet sociale. Quhet Klodian Asllani dhe është një biznesmen që merret me një sërë sipërmarrjesh, duke filluar që nga konstruksionet e çelikut e deri te pasuritë e patundshme.

Edhe pse fotot janë të pakta, tatuazhi që ish Miss Shqipëria ka postuar në profilet e saj mjafton për të shkuar deri tek emri i vërtetë.

Lini nje pergjigje