Tramezzani befason shqiptarët në “Rai2”: Faleminderit Shqipëri e Madhe (VIDEO)

0
341

Paolo Tramexani, ish-ndihmësi i Xhani De Biazit në kombëtaren shqiptare ka zgjedhur që takimin e kuqezinjve kundër Italisë në stadiumin e Palermos me datë 24 mars të mos e ndjekë nga stadiumi, ndonëse kishte marrë një ftesë nga FSHF.

 

“Zgjodha ta shoh në televizor, ndonëse më ftoi federata. Është një ndeshje që e ndjej shumë dhe do ta shoh me shumë vëmendje”, tregoi ai për emisionin “Dribbling” të “Rai 2”.

“Çfarë ka përfaqësuar Shqipëria për mua? Shumë, në çdo pikëpamje, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë profesional. Ishte eksperienca futbollistike më e rëndësishme e të gjithë jetës time, në të gjitha pikëpamjet”, tha Tramexani i cili në karrierën e tij si futbollist ka qenë pjesë edhe e Interit dhe Totenhemit.

Në fund, Tramexani ka dërguar një mesazh për të gjithë shqiptarët, me “shqiponjën” simbolike dhe me disa fjalë domethënëse. Shihini në videon në vijim…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here