RRËFIMI/ Vajta për t’i marrë qiranë, përfundova duke bërë seks, por ….

0
2287

Një 28-vjeçare ka rrëfyer për psikologen Deidre në ‘The Sun’ historinë e saj me një djalë 32 vjeç, me të cilin pati një aventurë seksuale dhe mbeti shtatzënë.

Letra e vajzës:

Kam përjetuar seksin më të shkëlqyer me djalin që dua dhe me babain e fëmijës tim. U takova me të 4 vite më parë. Ai mori me qira shtëpinë që zotëron babai im. Kur im atë ishte me pushime, shkova unë për t’i marrë pagesën e qirasë.

Mes nesh pati një tërheqje sapo u takuam. Pastaj filluam të flisnim në internet. Ai tashmë kishte një të dashur, por më donte dhe mua kështu që filluam të takoheshim fshehurazi. Kur kishim mundësi, kalonim edhe natën së bashku. Pas disa javësh mësova se isha shtatzënë. I tregova atij për këtë gjë dhe ai ishte shumë i entuziazmuar që do të bëhej baba. Ai tha se do të ndahej me të dashurën që kishte, por më pas zbuloi që ajo ishte gjithashtu shtatzënë dhe nuk mund ta linte. Unë linda fëmijën tonë dhe më qëndroi pranë vetëm mamaja.

Dikush i tha të dashurës së tij të vërtetën për lidhjen tonë dhe ai filloi të qëndronte më shumë me të dashurën. Unë tani jam 28 vjeç dhe ai është 32 vjeç. Kam njohur një djalë tjetër me të cilin do të martohem, por vazhdoj të dashuroj djalin me të cilin linda fëmijë. Ai filloi të më dërgonte sërish mesazhe, por i vendosa ultimatum nëse do më zgjidhte të rrinte me mua dhe djalin e tij apo me të dashurën. Ai zgjodhi atë. Jam e shkatërruar…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency