‘Nxehet situata në BB’ , vajzat provokojnë njëra-tjetrën në lidhje me seksin

0
198

5 vajzat të cilat kanë hyrë në Shtëpinë e Big Brother për të njohur njëra-tjetrën më mirë kanë vendosur të luajnë me “Sfidë apo pyetje”. Vajzat duhet të zgjedhin nëse duhet të përgjigjen apo të pranojnë një sfidë nga konkurrentet e tjera.

 

E mes shumë pyetjeve personale ka pasur edhe nga ato që kalojnë kufirin e provokueses. Ndërsa Armela ka zgjedhur të mos luaj, Xheni ka pyetur Donjetën nëse ka pasur ndonjëherë eksperienca me ndonjë femër. E Donjeta ka mohuar të ketë pasur një marrëdhënie të tillë shkruan faqja e BB.

Pak çaste më pas ka qenë serish Donjeta, e cila është “detyruar” tregojë se është singel prej 6 muajsh. Por ka qenë ajo që ka bërë një pyetje edhe më provokuese, drejtuar Sidritës, se kur ka qenë hera e fundit që ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Në dhjetor” është përgjigjur Sidrita pa dhënë shumë detaje. Sidrita është një prej vajzave që ka hyrë në këtë Big Brother si një prej vajzave singel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here