Historia e trishtë/ Divorcohet me burrin, nënës i marrin fëmijën edhe pse ligji ia ka lënë asaj

0
218

Pasi i ka dhënë fund një martese të vështirë, Egla, një mësuese nga Kuҫova, është përballur me një problem tjetër pas divorcit – mungesën e të birit, Argi.

Për disa viteve në një shtëpi ku ushtrohej dhunë fizike dhe psikologjike, frika më e madhe e Eglës është kujdestaria e djalit, të cilën e ka fituar ligjërisht, por familja e ish-bashkëshortit po tentojnë që ta mbajnë larg.

Egla është ndarë nga bashkëshorti për shkak se ai luante bixhoz dhe ishte bërë i dhunshëm. Me gjithë “mbështetjen” e së vjehrrës, ajo tregoi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” se kjo e fundit ka qenë gjithmonë kundër saj sa herë ҫifti kishin mosmarrëveshje. Edhe pse gjykata ia ka lënë në ngarkim fëmijën, ish-­bashkëshorti dhe ish-vjehrra nuk ai lejojnë: “Fëmija do të vdesë në duar të sigurta dhe ti nuk ke për ta marrë kurrë…” – tha ajo e përlotur.

Sot, Egla kishte ftuar avokaten e saj për t’i kërkuar mbështetje për kujdestarinë e të birit. Bashkë me arushin e të birit në dorë, Egla e kishte të vështirë t’i përmbante lotët për mallin dhe mungesën e të birit.

Stela, avokatja e kësaj ҫështjeje, i premtoi Eglës publikisht se do të jenë bashkë deri në fund të kësaj beteje ligjore për të marrë sërish Argin e vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here