Eksperimenti, ja cili lloj femrash është më tërheqëse

0
1217

Nuk ka nevojë për make up apo dredhi për të tërhequr vëmendjen: meshkujt tërhiqen më shumë ndaj fytyrave “të pastra” të femrave.

Të paktën kështu thuhet në një studim të publikuar nga “Royal Society Open Science”, sipas të cilit tërheqja ndaj thjeshtësisë shpjegohet me tendencën e trurit për të deshifruar stimuj të vegjël kompleks.

“Një fytyrë “e pastër” është fytyra që truri deshifron duke përdorur vetëm pak neurone”, shpjegon Prof.Julie Renoult për “Medical Daily”.

Një fytyrë e mastër ka lëkurë e konture më të buta dhe pak rrudha.

Në studimin e kryer nga skuadra e studiesve nga Qendra Kombëtare për Kërkimi Shkencore në Paris u morën në pyetje 169 burra në rrugët e Montpellier për opinionin e tyre në lidhje me fytyrat e grave nga mosha 18 deri 26.

Fytyrat e tyre ishin modifikuar dhe fotografuar në mënyrë të tillë që sfondi të ishte i zi dhe flokët të mos i dukeshin.

Nga të dhënat e grumbulluara rezultoi se meshkujt preferonin ato femra me fytyra më të thjeshta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency