Bota humbi një legjendë të muzikës

0
197

Chuck Berry, një legjendë e rock n‘ rollit nëpër botë, vdiq mbrëmë në moshën 90-vjeçare, duke lënë gjurmë të pazëvendësueshme në muzikë. Ai humbi jetën gjatë një „urgjence mjekësore“ duke lënë pas gruan dhe katër fëmijë.

Me hite si „Roll over Beethoven“ apo “Johnny B. Goode”, Berry konsiderohet si një emër i denjë për të qenë “mbret i rock’ n’ rollit”, po aq sa Elvis Presley, sic ve ne dukje “DailyMail”.

Vdekja e tij preku shumë artistë të njohur bashkëkohorë, që shprehën nderimin në rrjetet sociale; Rolling Stones, One Republic, Stephen King dhe John Stamos vlerësuan kontributin e Berry-t në muzikë, duke frymëzuar breza të tërë.

I quajtur nga Bob Dylan “Shekspir i rock n’ rollit”, Chuck Berry ishte një frymëzim për ikonat e mëvonshme të muzikës, si John Lenon, Paul McCartney, apo Bruce Springsteen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here