Si të parashikoni sëmundjet kronike? Jua tregon mosha dhe analizat e gjakut

0
408

Mosha dhe një test i thjeshtë gjaku janë mund të parashikojnë rastet kur jeni të rrezikuar për t’u prekur nga një sëmundje kronike. Ky konstatim vjen falë hulumtimeve të disa studiuesve në SHBA.

Faktet u prezantuan këtë në konferencën vjetore të “American College of Cardiology” (AÇ) që po mbahet këtë fundjavë në Uashington. “Në sajë të një testi të thjeshtë duke kombinuar këto të dhëna, mund të përcaktojmë mundësinë e diagnostikimit brenda një harku tre vjeçar të sëmundjeve kronike më të zakonshme”, pohuan shkencëtarët që morën pjesë në studim.

Sipas studiuesve, në këtë hulumtim përfshihet sëmundja e diabeti, mosfunksionimi i veshkave apo zemrës, sëmundjet kronike të zemrës apo ftohjes kronike, çrregullim i ritmit kardiak, aritmi kardiake, infarkte dhe atake cerebrale, ishemi apo demencë. “Objekti ynë ishte për të krijuar një mjet të dobishëm klinik, i lehtë për t’u prodhuar dhe që nuk shton ngarkesë punë për mjekët e përgjithshëm”, pohoi Heidi May, epidemiologe në “Medical Center Heart Institute”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here