Horoskopi ditor për diten e shtunë – 18. mars 2017

0
367

DASHI21. mars – 20. prill

Nëse lidhja juaj iu ka bere balle turbullirave dhe problemeve te kohëve te fundit, sot do futeni ne një etape shume me te bukur. Nëse ajo ka pasur tronditje, edhe sot gjendja do jete delikate. Beqaret do kenë disa takime rastësore, por qe shume shpejt do shndërrohen ne dashuri te mëdha. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi, prandaj mund ta bëni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite e qete ka për te qene kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe mes jush nuk do ketë konflikte. Beqaret ka rrezik te kenë një dite monotone dhe here pas here mund te mërziten. Me financat jo vetëm qe nuk do keni probleme, por gjendja do jete aq e mire saqë mund te hiqni edhe para mënjanë.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Sot do e adhuroni edhe me shume partnerin tuaj ju te dashuruarit për te gjitha gjestet e këndshme te tij kundrejt jush. Çdo moment do jete i këndshëm. Beqaret duhet te jene me te vëmendshëm me personat qe do njohin sepse dikush mund te jete vërtet interesant dhe i përshtatshëm për te filluar një lidhje. ne planin financiar duhet te bëni durim ne mënyrë qe gjendja te ketë përmirësime.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ne tërësi jeta juaj ne çift do jete e këndshme. Mund te keni here pas here edhe ndonjë konflikt te vogël, por çdo gjë do kaloje sa hap e mbyll sytë. Beqaret do afrohen mjaft me disa persona te cilëve me pare nuk kane preferuar t’iu flasin. Ja qe jetës asnjëherë nuk i dihet. Me shpenzimet nuk duhet te tregoheni te pamatur sepse gjendja do destabilizohet tërësisht.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Sot do kuptoheni për mrekulli me partnerin tuaj dhe me ne fund do i zgjidhni edhe disa hatërmbetje qe keni pasur. Do jeni shume me te logjikshëm dhe me te kuptueshëm. Beqaret pa u lodhur shume do mund ta gjejnë personin qe do iu përshtatet plotësisht. Buxheti nuk ka për te qene i keq nëse tregoheni te përgjegjshëm me çdo hap qe do hidhni.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ka rrezik qe te tregoheni posesive dhe tejet kërkues sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do lere shume te për dëshiruar. Beqaret do kenë disa njohje ne dukje interesante, por qe nuk parashikohet te sjellin me shume sesa një miqësi. Buxheti dalëngadalë do filloje te normalizohet edhe për shkak te fitimeve qe do merrni nga puna.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta ne çift do ketë disa përmirësime gjate kësaj dite. Do reflektoni me kujdes dhe do i kuptoni gabimet qe keni bere me pare. Beqaret duhet patjetër ta largojnë turpin pasi ne te kundërt do humbasin mundësi te shkëlqyera. Sektori i financave do jete goxha me i mire se me pare. Do bëni edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Sot do keni një dite shume pozitive dhe te qete ju te dashuruarit. Do flisni hapur për çdo gjë me njeri-tjetrin dhe do dini si t’i shprehni ne çdo çast ndjenjat. Beqaret do kenë veçse takime kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Fale miqve nuk do kenë as kohe te mërziten. Për buxhetin do përkujdeseni pa mase, kështu qe gjindja do vazhdoje te mbetet e mire.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Ju te dashuruarit shpesh do gjendeni ne situata vërtet te vështira gjate kësaj dite. Asgjë nuk ka për t’iu ecur mire me partnerin dhe ne disa çaste do mendoni edhe ndarjen. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do ju duket sikur do rilindin. Me shpenzimet duhet te jeni me te logjikshëm se me pare sepse ne te kundërt do keni shume tronditje.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do diskutoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur prej kohesh. Te dy do jeni me largpamës dhe me tolerante. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ndryshime te statusit. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguar te pamatur mund te keni edhe vështirësi.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Respektojeni mendimin e njeri-tjetrit sot ju qe jeni ne një lidhje nëse doni te ruani një klime sa me te ngrohte. Gjithçka do varet nga sjellja juaj. Beqaret ka rrezik te fillojnë histori dashurie te ndërlikuara te cilat nuk kane për t’iu sjelle gëzimin e shumëpritur. Me financat bëni shume kujdes. Gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Sot do flisni pa dorashka me partnerin tuaj dhe se bashku mund te vendosni te qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit e te reflektoni. Dijeni se kjo gjë do ju beje mire te dyve. Beqaret do kenë disa njohja jo shume interesante, por qe shume shpejt do iu shtojnë gëzimin ne jetën e tyre. Me financat tregohuni sa me te kujdesshëm pasi po e tepruat me shpenzimet, keni për te pasur vërtet probleme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here