Guidë për Përdorimin e Meshkujve, dhe ai do bëjë gjithçka

0
324

Dëshironi që të harrojë ish-in,të bjerë në gjumë direkt pas seksit, tju përgjigjet për gjithcka, ne ju japim zgjidhjen, kjo është “Guida e përdorimit të meshkujve”.

Të të blejë dhurata të shkëlqyera

Sipas studimeve të ndryshme, meshkujt stimulohen nga reagimet positive (si në rastin kur ti i tregon se e çmon një dhuratë) dhe jo nga ato negative, që ia presin krahët bujarisë së tyre) praktikisht, nëse fillon dhe e vë në lojë kur të ka blerë të brendshme që nuk janë në masën e duhur, herën tjeter të jeni të sigurta se do t’ju dhurojë… çokollata! Duhet të kesh parasysh se një burrë, bën mesatarisht tre dhurata në vit, prandaj mos i çoni dëm rastet. Prandaj sa herë të marrësh një dhuratë prej tij, gëzohu sikur brenda kutise po gjen çantën Louis Vuitton dhe herët a vonë ai do të ta blejë me të vërtetë.

Të jetë më ambicioz

Sipas një studimi të Neë York University, është më e thjeshtë të gjesh zgjidhje që funksionojnë për problemet e të tjerëve, sesa për problemet e tua. Në vend që ta futësh në krizë duke i vënë gishtin në plagë për karrierën e vet, kërkoji një mendim për një “mik” që gjendet në një situatë të ngjashme me të tijën në punë: çdo të kishte bërë ai po të ishte në vend të tij? Ke për ta parë, do ta ketë më të thjeshtë të gjejë një strategji efikase për karrierën. Rezultati: ti nuk i bën presion dhe ai zbulon një plan më të mirë se ai që do kishte gjetur, nëse do kishte vrarë mendjen për veten e vet.

Të qëndrojë zgjuar pas seksit

Sapo bën dashuri, menjëherë ia fut gjumit? Përpara se të fillosh të bëhesh e bezdisur, duke i thirrur që të zgjohet, është mirë që të dish diçka: faji është i kimisë. Kontraksionet e orgazmës i provokojnë një ulje të glikogjenit në nivel muskulor, gjë që i ndjell gjumin. Për ta shmangur këtë, provotë bësh seks në një vend, që ai nuk e lidh me idenë e gjumit. Apoftoje për të bërë bashkë dush, menjëherë pas seksit: një xhel dushi me aromë menteje dhe rrjedha e ujit do t’i sjellin gjallëri. Dhe ki parasysh: asnjë mashkull nuk përgjumet nëse i thua se është i jashtëzakonshëm në shtrat.

Që të hapet më shumë me ty

Fol më pak dhe më ngadalë. Sipas një studimi, gratë zbrazin 250 fjalë në minutë, 25 mijë në ditë. Normale që shumica e meshkujve tremben nga ideja se do duhet të durojnë blablabla pa fund. Prandaj nuk ia vlen të qahesh me orë të tëra për një koleg që ai as që e njeh. Tregoji vetëm pjesën më të mirë dhe më të keqen e ditës tënde dhe lëre me kaq. Nëse i përshtatesh ritmit të tij dhe i jep hapësirën e duhur, duke i treguar se je dëgjuese e mirë, do ta ketë më të thjeshtë të të hapë zemrën.

Të të puthë vetëm për t’u përkëdhelur

Në përgjithësi e përkthen çdo puthje tënden si ftesë për të bërë seks, ndërsa ti mund të kesh thjesht dëshirë për t’u përkëdhelur… Përgjithësisht, ajo që i “gënjen” është se puthjet dhe përkëdhelitë janë pjesë e nxemjeve para aktit. Duhet vetëm ta mësosh që të shkëmbejë me ty përkëdheli, pa i finalizuar. Puthe, ndërsa qëndroni në divan, dhe pastaj largohu me merru me punë të tjera. Kështu do t’i dëshmosh me fakte se puthjet nuk të shpien me doemos në dhomën e gjumit. Dhe ai do të të dëshirojë akoma më shumë.

Të bësh hapin e madh

Ti mezi po pret që të jetoni bashkë në një shtëpi, por duket se ai nuk ka ndër mend një plan të tillë. Shumë mendojnë se mënyra më e mirë për ta bindur, është t’i jepni arsye praktike. “Uuuuffff, harrova prapë ndërresat. Kushrri e bën varavingo nga një shtëpi në tjetrën në këtë trafik…”. Gabim! Arsyet praktike nuk kanë punë këtu, një zgjedhje kaq e rëndësishme për jetën në çift duhet bërë në bazë të ndjenjave.Arsyetimi i thellë, që duhet bërë në këtë rast, është se nëse vërtetë duheni shumë, është e drejtë dhe mëse e natyrshme që lidhja juaj të bëjë një hap përpara. Nëse në të kundërt, ankohesh për situatën ku jeni, vetëm sa e acaron. Qetësohu, ji vetvetja dhe do e shohësh veten në qiellin e shtatë, kur ai të të thotë “kërkojmë një shtëpi së bashku”.

Të provoni së bashku lodra seksi

Pse nuk e përfshin edhe atë në lojrat e tua më hot me sexy toy-n sekret, që deri tani mund ta kesh përdorur në vetmi? Megjithatë, duhet shumë kujdes. Sepse meshkujt mund të ndihen të rrezikuar nga objekte me përmasa të pakonkurrueshme, e që për më tepër, dinë të vibrojnë… Mënyra, se si ia propozon një gjë të tillë, është thelbësore. Duhet që ai të kuptojë se vibratori është një aksesor, që të dy mund ta përdorni për t’u zbavitur dhe nuk është një zëvendësues i partnerit. A nuk të ka mësuar dhe mami që lodrat duhet t’i ndash me të tjerët?! Prandaj konfirmoji që ai është një mjet plotësues dhe jo zëvendësues dhe tregoji se si mund ta përdorë, për të ngacmuar klitorin tënd, por përdore dhe ti tek ai. Ledhatojeni në gjoks me vibrator, në pjesën e brendshme të kofshëve dhe në vithe. Thjesht ideja se po ngacmohet nga diçka, që është ekskluzivisht në pronësinë tënde, do ta eksitojë pa masë. Dhe do ta bëjë më të guximshëm në mënyrën se si do ta përdorë tek ti.

Të ndalojë krruarjen atje

Në momentet më pak të përshtatshme, duart e tij shkojnë në pjesën e përparme të pantallonave? Po t’ia thuash larg e larg, të jesh e sigurt që nuk funksionon. Propozoji një shkëmbim: ti nuk do bësh më diçka që atë e bezdis, me kusht që dhe ai të ndalojë së bëri këtë veprim. Caktoni vetëm nga një gjë për secilin: rregullat e thjeshta krijojnë sjellje të mira, ato të ndërlikuara sjellin vetëm dhimbje koke.Sipas ekspertëve, duhen tridhjetë ditë që të arrish të heqësh qafe një mani të pakëndshme. Ama tridhjetë ditë pa hile.

T’i kushtohet pjesës së nxemjes

Provo me atë që quhet “strip-tease grackë”: fillo të zhvishesh me një dorë, duke e kaluar dorën tjetër poshtë të brendshmeve. Fillo të ngacmosh thithkat nën sutjena, pastaj kaloje njërën dorë mbi mbathje, por nëse ai do tentojë të t’i heqë, rezisto në mënyrë lozonjare. Duke e lënë ta presë trupin tënd lakuriq, do të të japë idenë se je mjaft e fuqishme dhe duke e ruajtur distancën fizike, sa më shumë të jetë e mundur, do t’ju çmendë të dyve.

Të dashurohet me ty

Nëse do që ta bësh për vete, në vend të asaj darkës së zakonshme, që mund ta ketë provuar me të gjitha, guxo me diçka tjetër. Përshembull, përballimi i një situate stresuese së bashku, të bën më të afërt. Studimet më të fundit kanë treguar se, meshkujt magjepsen më shumë nga një femër, nëse janë në momente kur ndihen të dobët. Propozoji një film horror, apo të patinoni në akull… Dhe pastaj qetë qetë syno seksin. Funksionon.

Të jetë më romantik

Si ta shtysh të bëjë veprime që duket se nuk janë sjellje të natyrshme të shumicës së meshkujve? Duke filluat t’ja japësh ti shembullin e parë. Por nëse fillon e merr shembuj të tillë si i dashuri i motrës tënde që “është një shpirt i vërtetë ndërsa ti…”, vetëm sa do prishësh punë. Një tjetër truk? Vendosni me radhë se ç’do bëni kur të dilni. Nëse di të stilulosh shpirtin e tij të garës, ai do përpiqet të të tejkalojë në programimin e mbrëmjes.

Të harrojë ishi-in e tij

Ekspertët thonë se nevojiten dhjetë javë për të qetësuar stresin e ndarjes. Ai sapo ka mbyllur një histori? Siguroji një periudhë tre mujore, gjatë së cilës nuk do t’i bësh presion. Pastaj kalo tek teknika e krijimit të kushteve të reja. Mjafton të evitosh vendet, personat apo aktivitetet që lidhen me ish-in e tij e të bëjnë t’i gërvishtet plaga apo që t’i rilindë dëshira për të. Prandaj duhet të krijosh zakone të reja dhe rrethe të tjera shoqërore.

Të bëjë më mirë seks oral

Ai është kaq i kënaqur, që më në fund ka gjetur klitorin, sa gjuha e tij nuk largohet më prej aty? Të takon ty ta shpiesh gjetkë: në vend që të dëshirosh që të shkojë pak më djathtas, shko ti pak më majtas.Apo ngri vithet për ta drejtuar. Ndërsa të sheh që reagon, ai do eksitohet edhe më shumë (dhe as që ka për ta kuptuar arsyen e vërtetë).

Të jetë i pajisur më mirë

Sigurisht që nuk mund t’ia zmadhosh, por që të arrish ta ndiesh më shumë, këtë po, mund ta bësh. Gjatë ereksionit është mesatarisht i gjatë dymbëdhjetë centimetër, por pjesa më e madhe shkon dëm: vetëm një e treta e parë e vaginës është shumë e ndjeshme. Pozicioni lugë, që ofron një penetrim më të thellë, jep rezultate më të mira, edhe në rastin e përmasave mini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency