“Dritë”në NYC Independent Film Festival/ Suela Bako: Një film dokumentar për të zbërthyer “ajsbergun” e fotografisë

0
341

“Mendoj se për Gjon Milin duhen bërë më shumë se një dokumentar, ka arsye plot, arritjet e tij në fushën e fotografisë, fakti që është shqiptar, eleganca dhe modernia në fotografinë e tij”.

Intervistoi: Irini Meçe

Filmi dokumentar “Dritë”, me regji të Yllka Gjollesha dhe Suela Bakos është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit NYC Independent Film Festival, që do të mbahet në New York, prej 2 deri më 7 maj të këtij viti. Film dokumentari është një hulumtim për fotografin Gjon Milin, ku dy artistet kanë punuar mbi dy vjet për hulumtim mbi këtë film. Po ashtu hulumtimet për të formësuar këtë projekt filmik kanë shkuar edhe deri në Amerikë. Një dokumentar në kërkim të gjurmëve të artistit që mundi të fiksonte imazhe unike të disa prej emrave më të mëdhenj të artit të kohës (dhe kohërave), përfshirë Pablo Pikason, dhe që njihet më së shumti për fotografinë stroboskopike. Në këtë intervistë për gazetën “Standard” vjen njëra nga regjisoret e këtij filmi dokumentar, Suela Bako. Ajo ka treguar më shumë rreth filmit “Dritë”, sesi vjen figura e fotografit Gjon Milit në këtë dokumentar dhe si ka arritur deri në Amerikë.

 Filmi dokumentar “Dritë”, me regji nga Yllka Gjollesha dhe nga ju është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit NYC Independent Film Festival, që do të mbahet në Neë York, prej 2 deri më 7 maj të këtij viti. Nga u njoftuat për këtë dhe cili ishte mendimi juaj i parë kur morët vesh që është përzgjedhur në këtë festival në Neë York?

 

Ne aplikuam pasi mësuam për këtë festival, përmes një mikut tonë në USA, dhe filmi u kualifikua për të qenë pjesë. Pjesëmarrja në këtë festival realizon dhe një dëshirë tonën që filmi të shfaqet në USA, dhe na bën optimistë për rrugëtimin nëpër festival.

Si ka arritur ky projekt filmik deri në Amerikë?

Në fakt, ky projekt filmik ka nisur në USA, konkretisht NY dhe Masacusets/ Boston, ku ne kemi kryer xhirimet e para në lidhje me këtë dokumentar në kërkim të gjurmëve të Gjon Milit. Besoj se është më se e natyrshme që dokumentari t’i përkasë në një farë mënyre edhe USA, për faktin se Mili pjesën me të madhe të jetës së tij e ka kryer atje, duke përfshirë këtu edhe shkollimin në një prej universiteteve më në zë MIT, Institutin e Teknologjisë në Masacusets.

Filmi dokumentar “Dritë” për fotografin Gjon Mili. Pse një dokumentar për të?

Mendoj se për Gjon Milin duhen bërë më shumë se një dokumentar, ka arsye plot, arritjet e tij në fushën e fotografisë, fakti që është shqiptar, eleganca dhe modernia në fotografinë e tij. Fotografia stroboskopike, novacionet në fushën e fotografisë e plot të tjera. Mua ftesa për këtë bashkëpunim më erdhi nga kolegia, Yllka Gjollesha, njohëse e mirë e Milit, për t’ju bashkuar në këtë sfidë si bashkëskenariste dhe bashkëregjisore. Përpara kësaj kisha shumë pak njohje për këtë figurë. Në këtë moment që flasim jam e lumtur që jam pjesë e këtij projekti që pritet të finalizohet këto javë.

Çfarë mendoni se panë të veçantë në dokumentarin “Dritë” për t’u përzgjedhur në këtë festival në Neë York?

Subjektin, pra Gjon Milin…kështu e mendoj.

 Si e keni sjellë këtë dokumentar për Gjon Milin?

Jemi përpjekur ta sjellim në mënyrë sa më të sinqertë, përmes botëkuptimit femëror.

Sa e rëndësishme është figura e Gjon Milit dhe arti i tij?

Gjon Mili, është një nga figurat më të rëndësishme të fotografisë dhe ju imponua këtij arti përmes këmbënguljes dhe profesionalizmit duke kërkuar mjete shprehëse të palëvruara me parë. Ai u vendos përballe subjektit me qëllimin për të zbërthyer lëvizjen e tij…dhe ja doli.

Çfarë synimesh keni patur për të realizuar këtë film dokumentar për fotografin Gjon Mili?

Synimi i vetëm është të mund të zbërthejmë sado pak nga ky “ajsberg” i fotografisë, për ta sjellë pranë publikut të cilit i përket (atij shqiptar), dhe përtej kësaj është për ta njohur më mirë, për të njohur madhështinë e kësaj figure sa komplekse aq dhe modeste.

Fotografi Gjon Mili

Dhe pse një fotograf madhështor, që është cilësuar si shqiptari më i madh në Amerikë, Gjon Mili është njohur në Shqipëri vetëm në rreth të ngushtë fotografësh profesionistë. Ai mundi që të fiksonte imazhe unike të disa prej emrave më të mëdhenj të kohës. Portrete të posaçme edhe të emrave të mëdhenj të Hollivudit, si; Sofia Loren, Frenk Sinatra, por vlen të theksojmë dhe fiksimin e imazhit të Picassos, që dëshmojnë për rëndësinë e madhe që ka pasur fotografi ynë në botën e artit amerikan. Picasso do ta përdorte aparatin fotografik jo vetëm për kolazh me penelin, por edhe për një eksperiment të parakohshëmn rreth programit të fotoshopit. Ndërkohë që perspektivën e breshërive të “Matrix”-it e shohim 70 vjet më parë në fotogramat e amerikanit shqiptar të birësuar për t’ia kaluar elementët pamore strukturës eksperimentale te dixhitalit. Përveç fotografive me lëvizje, Mili njëkohësisht hynte në elitën e artistëve amerikanë duke punuar në revistën prestigjoze “Life” duke fotografuar kështu emra si: Frank Sinatra, Marlon Brando, Sean O.Casey, Alfred Hitchcock, Sofia Loren, presidentin amerikan Harry Truman, etj. Shumë nga këta personazhe të famshëm botërorë njihen me fotografitë që ai u ka bërë, madje dhe atëherë ato fotografi i përdornin për përfaqësimin e tyre në publik. Por ajo që dëshmohet si mjeshtëria më e madhe e Gjon Milit, dhe si risi e tij në fotografinë botërore, është puna e tij e madhe me ndriçimin, i cili u bë i pari që zbatoi shpikjen e flashit elektronik me foto shumë të suksesshme. Ai ishte një shkencëtar i fotografisë. Duke qene edhe një inxhinier elektrik ne profesion, Mili arriti të fiksojë edhe imazhe të lëvizshme, duke bërë maksimumin që mund të bëjë aparati për të dhënë ketë realitet. Thjesht duke praktikuar i pari “dritën stroboskopike”, te shpikur nga Harold Edgerton, me te cilin edhe bashkëpunoi arriti të përcjellë edhe pozicionet e ndryshme të një pike uji duke rënë etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here