Çmimi i lartë i naftës/ Kryeministri Rama urdhëron bllokimin e protestës, policia mban prej orësh në komisariat aktivistët

0
288

Tre ditë më parë me një kërkesë drejtuar Kuvendit dhe kryeministrit  Shoqëria Civile dha propozimin konkret për ndryshimet e propozuara në legjislacion, me qëllim lehtësimin e barrës taksuese të naftës, e cila më pas do të reflektohej direkt në uljen e çmimit të naftës. U lajmërua për një protest paqësore dhe të heshtur për të mbështetur këtë kauz që prek të gjithë popullin shqiptar.

Por pas protestës së parë, kryeministri Rama  urdhëron policinë  të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të kësaj proteste të heshtur për uljen e cmimit të naftës në krahë të Kreyeministrisë.

Nëpërrmjet një postimi në facebook faqja ‘Nisma Thurje’ ka postuar këtë urdhër që  ndalon të drejtën minimale dhe themelore njeriut, atë të lirisë së fjalës.

Postimi I plotë:

Policia, me urdhër të drejtëpërdrejtë të Kryeministrit na ka mohuar të drejtën për të vazhduar zhvillimin e protestës së heshtur për uljen e çmimit të naftës në krah të kryeministrisë.

Një grupimi civil, që proteston për një çështje totalisht jo-politike, siç është ulja e taksave të naftës, i mohoet e drejta themelore, e drejta bazë që ndan demokracinë nga diktatura, e drejta për të protestuar!

Qytetarëve që ngrihen në protestën më paqësore ne botë, proteste e heshtur, vetëm me pankarta, pa asnje thirje, iu mohoet kjo e drejtë.

Njëkohësisht aktiviste te Nismes Thurje, jane shoqëruar sot dhe jane mbajtur në komisariat prej disa orësh, për organizim tubimesh të paligjshme, pavarësisht se ne, si në çdo rast tjetër, konform të gjitha rregullave të shtetit, patëm paraqitur, siç ligji e parashikon, kërkesën në organet përkatëse.

Por duket se qeverisë po i dhimbka shumë zëri i heshtjes së qytetarëve që qëndrojnë përpara saj, saqë jo vetëm nuk siguron leje, por sigurohet që aktivistët e Nismës të jenë në qeli në kohën kur është parashikuar të organizohet protesta.

Ku po shkojmë?

Kjo është një këmbanë e fortë që paralajmëron se ky vend po rrëshket drejt asaj së cilës më forcë popullore iu shkëputëm 26 vjet më parë! Dhe po rrëshket me shpejtësi të frikshme. Një këmbanë që duhet dëgjuar nga të gjithë.

Mbytja e zërit qytetar është elementi bazë që ndan Korenë e Veriut nga gjithë pjesa tjetër e botës. Por së fundmi duket se Korea e Veriut nuk qenka e vetmja…

Me sa duket ne kete vend lejohet te importosh plehra, por jo te protestosh per shendetin. Ata qe duan import behen Ministra e ata qe protestojne kercenohen me burg.

Ne kete vend lejohet te vjedhesh qytetaret nepermjet karburantit me te shtrenjte me cilesine me te keqe por ndalohet protesta kunder ketij fakti. Ata qe perziejne naften e rrjepin qytetaret behen deputete, Ministra apo pronare te pasurive publike ndersa kush proteston kercenohet me burg e perballet me policine.

Ne kete vend lejohet te vjedhesh por ndalohet me ligj te denoncosh hajdutin.

Kjo do te ndryshoje!

Gjithsesi, ndryshe nga bandat politike ne jemi dhe do te mbetemi qytetare. Jemi dhe do te mbetemi njerez qe respektojne ligjin. Duke qene se kemi pergjegjesi per te gjithe ata qe ju bashkohen protestave tona dhe duke qene se cdo protestues sot ne saj te kesaj letre do te jete subjekt arrestimi dhe procedimi penal, vendosem ta anullojme protesten e sotme. Do te riorganizohemi dhe vazhdojme ne forma te tjera.

Fushata vazhdon!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here