Voltana i përgjigjet Ramës për ‘shtratin’: Ti flet nga shtretërit e shokëve

0
1110

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme akuzave të kryeministit Rama. Teksa shpërndau leje legalizimi, kreu i Qeverisë akuzoi kryetaren e Bashkisë së Shkodrës se nuk po bën punë në shërbim të qytetarëve, “por fle gjumë”.

 

Në përgjigjen e saj përmes rrjetit social “Facebook”, Ademi thotë se kryeministri Rama tallet me njerëzit e thjeshtë.

Duke komentuar batutën e Ramës për krevatin e Bashës, kryebashkiakja e Shkodrës thotë se “Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish”.

“Po të isha në vendin tënd do me vinte turp të dilja para popullit!
Dy fjale Edi Rames qe vjen e tallet me njerez te thjeshtë duke i thene: “shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj kete po thuaj ate”, “hajde falendero baben”, “me cile parti je”, “a me do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj.

Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutor e trafikant droge.

Ndaj Edi Rama flet për gjumin se kerkon të verë popullin në gjumë përball kësaj maskarade, dhe per ironi, ka guxim e flet për vetingun.

Flet per gjumin se kerkon te vere ne gjume popullin e Shkodres duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa nje ish-komune e duke mos i miratuar asnjë projekt.

Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh ne gjume, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalesh nga Shkodra!

E dini kush eshte Rama? Ështe ai që tha para pak kohesh se nuk na jep Bashkia Shkoder leje për “Kafen e Madhe”. Nderkohe qe nuk kishte aplikuar fare per leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Te ketij format genjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet.
Por, kjo do i zgjase deri me 18 qershor kur kryeminister i vendit do jetë Lulzim Basha!”, shkruan Voltana Ademi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here