Super grabitja në Rinas, shtohet numri i të arrestuarve

0
189

Dy persona të tjerë u arrestuan si të akuzuar për supergrabitjen në afërsi të Rinasit.

Në kuadër të operacionit “Patrioti”, janë vënë në pranga  Aleksander Murataj, 41 vjeç dhe Dritan Sinani, 43 vjeç të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit në shkurt të këtij viti dhe në 2015-ën.

Aleksander Murataj është vëllai i Admir Murtajt, i cili është kreu i bandës së grabitjeve, por që vijon të jetë ende në kërkim.

Deri tani, numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë.

Image

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here