Rrëfim/Fjeta me burrin e motrës, tani pres fëmijën e tij

0
573

Në një letër drejtuar psikologes së “The Sun” një vajzë britanike rrëfen tradhtinë që i ka bërë motrës së saj. Letra e vajzës vazhdon si më poshtë:

“Bëra seks me burrin e motrës dhe tani pres fëmijën e tij, më pëlqen ideja e sjelljes në jetë të fëmijës por, kjo gjë do të shkatërronte familjen tonë. Unë jam 19 vjeç dhe ai 33 vjeç, kam një të dashur 20 vjeçar por, nuk besoj se e kam dashur ndonjëherë. Gjithmonë kam ndier diçka për kunatin tim. Ai dhe motra ime kanë 9-të vite sëbashku, janë të martuar dhe kanë një djalë. Muajin e kaluar motra ime më kërkoi të kujdesesha për nipin pasi ajo do të largohej gjatë fundjavës, kalova një ditë të mrekullueshme me nipin tim. Kur kunati erdhi në shtëpi e vendosëm sëbashku djalin në gjumë dhe u ulëm për të ngrënë, ku konsumuam edhe disa gota verë. Kur erdhi moment për të fjetur, motra ime kishte harruar të më bënte gati shtratin kështu që ramë dakort të  flinim në një shtrat. Ai më tha natën e mirë dhe ra për të fjetur i pari por, pak më vonë filloi të më përkëdhel dhe përkëdheljet u kthyen në puthje dhe më pas në seks. Ishte e mrekullueshme dhe pse unë e dija që nuk mund të zgjaste. Në mëngjes përpara se të shkonte në punë kryem sërish marrdhënie dhe po ashtu edhe në mbrëmje. Edhe pse mora një pilulë kundër shtatzanisë ajo nuk funksionoi dhe tani pres fëmijën e tij”- përfundon letra e vajzës.

Nga ana tjetër psikologia e “The Sun” në përgjigjen e saj i shkruan se motra e saj nuk do ta falë kurrë nëse ky sekret zbulohet dhe se është e pamundur që kunati i saj të jetë një baba për fëmijën e saj. Ajo i shkruan se ardhja në jetë e këtij fëmije do të ketë pasoja edhe mbi vetë fëmijën i cili do të rritet pa një figurë prindërore./Citynews.al 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency