“Lufta online PS-LSI”, shpërthen deputeti i PS: Të vegjëlve u duket vetja të mëdhenj

0
320

Një tjetër zë i Partisë Socialiste ka ‘shpërthyer’ kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kështu, pas ministrit në ikje, Saimir Tahirit, edhe ligjvënësi Piro Lutaj i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ LSI-së, aleate e koalicionit qeverisës.

 

Në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ Lutaj ka mbështetur Tahirin me qëndrimin e tij, ndërsa thekson se 18 qershori do të jetë prova më e mirë për të “vegjlit e ‘e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’”. Nga ana tjetër ai paralajmëroi një fushatë zgjedhore të ashpër.

“Të dashur miq e kolegë! Na duhet shumë punë e përkushtim për 18 Qershorin, të tjerat venë dhe vijnë! Fushata do të ketë shumë e ashpër! Kjo do të jetë prova më e mirë, për të vegjlit ‘e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’. Kështu e kuptoj unë këtë postim të Saimirit!”, citohet në statusin e Lutajt në ‘FB’.

Po sot, Tahiri i ka quajtur hiena aleatët e Ramës në qeveri dhe të gjithë ata që kanë dalë nga oborri i PS dhe ju kujton se përgjigjen e kanë marrë në 3 vjet e gjysmë punë, por edhe në 18 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here