Ja çfarë plaket më shpejt tek femrat, nuk janë duart dhe qafa…

0
503

Sado që të rregullohet dhe të rinohet, femra nuk mund t’i fshehë vitet. As që duhet, me rëndësi është që të jetë e shëndetshme.

Edhe pse shumica e femrave, kur përmendet plakja, më parë mendojnë për fytyrën dhe qafën, e po këto nuk janë zonat më të rrezikuara të trupit të tyre.

Një pjesë tjetër e trupit të femrës është në fokus në çdo tetor, dhe ajo pjesë më së shpejti plaket.

Dhe për gjithë këto fajin e ka ora biologjike, e cila nuk punon në mënyrë të njëjtë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët nga Kalifornia thonë se indet e gjirit janë shumë të ndjeshme dhe të holla dhe për këtë arsye janë edhe më të prirura ndaj rrudhave dhe plakjes së mëhershme.

Metabolizmi në moshën njëzetvjeçare fillon të ngadalësohet dhe që atëherë femrat fillojnë të vërejnë ndryshimet e para në trup, shkruan New Scientist.

Shkencëtarët me vite të tëra kanë përcjellë disa qindra femra dhe në fund kanë arritur te konkludimi që gjinjtë mesatarisht plaket plot dy vjet më herët sesa pjesa tjetër e trupit të femrës, ndërkaq hulumtimet janë bërë në mënyrë që të studiohet rreziku i sëmurjes nga kanceri i gjirit.

Woman-examining-breasts-for-abnormal-growths-rear-view

Ekspozimi i përditshëm ndaj një numri të madh faktorësh që nxisin plakjen, tek gjoksi nuk ndihmon. Për kundrazi, shkaqet e plakjes ndaj gjinjve janë shumë toleruese.

Kjo është e mbështetur në faktin se nuk ka ndryshime në madhësinë e tyre si rezultat i humbjes apo shtimit në peshë, shtatzënisë dhe laktacionit, duke shkaktuar zgjerimin e lëkurës dhe indeve si dhe duke zvogëluar elasticitetin.

Tetori në gjithë botën, është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here