Gjyshja guximtare ndjek hajdutët me karrige çeliku

0
159
PIC FROM MERCURY PRESS (PICTURED: MOMENT HAMALATA PATEL, 56, RAN AFTER THE THUGS WITH A CHAIR) A brave grandmother scared two machete-wielding raiders out of her shop ñ by chasing them while brandishing a steel chair. Hamalata Patel, 56, was confronted by two thugs wearing balaclavas and brandishing machetes while working at her K&L Newsagents store in Winsford, Cheshire, at 10am last Friday (October 21). The grandmother-of-two, who lives in Winsford, said she 'lost the plot' when one of the raiders banged his weapon on her counter. SEE MERCURY COPY

Padyshim që këto dy hajdutë menduan se do e kishin të lehtë kur hynë të maskuar e me hanxharë në dorë në një dyqan gazetash ku po qëndronte një gjyshe.

Por për fatin e keq të tyre, 56 vjeçarja guximtare, Hamalata Patel, i ndoqi grabitësit me një karrige çeliku derisa ata u larguan nga ndërtesa.

Incidenti ndodhi në dyqanin K&L Newsagents në Cheshire, Angli paraditen e së premtes, më 21 tetor.

Gjyshja tha se e kuptoi çfarë po përpiqeshin të bënin dy djemtë kur njëri prej tyre përplasi thikën e mprehtë mbi banak.

“Dyqani ishte bosh kur ata hynë. Unë kam një karrige që e lëmë për klientët e moshuar kështu që e mora dhe i ndoqa ndërkohë që i bërtisja “Po vij për ju”. Ata ia mbathen me vrap dhe bashkëshorti im, i cili ishte mbrapa dyqanit, erdhi dhe pa nëse isha mirë. Të gjithë njerëzit në zonë e di që i ndihmoj njerëzit dhe kujdesem për ta, por mos u merrni me mua,” u shpreh për Daily Mail Hamalata

Pas publikimit të videos nga kamerat e sigurimit, dy adoleshentët, përkatësisht 16 dhe 14 vjeç u arrestuan por u liruan pas garancisë.

https://www.youtube.com/watch?v=XfXlmGhPDVY

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here