FOTO – GALERI/ Kuvendi i qeverisë vs Kuvendi i Republikës së Re. Pjesmarrësi i veçantë në çadrën e PD

0
403
Foto; Hamza Hatika

E enjtja parlamentare e gjeti për të katërtën javë rresht opozitën në bulevard. Ndryshimet në qeveri u komentuan nga çadra e PD nga disa përfaqësues.

Në të njëjtën kohë kur ministrat flisnin në Kuvend, në sheshin para Kryeministrisë në atë që opozita e quan Kuvendi i “Republikës së Re” kanë vazhduar fjalimet e deputetëve të PD.

Ndër më të të fortat të cilat elektrizuan edhe protestuesit ishin fjalimi i ish kryeministrit Berisha, ai I Edi Palokës dhe i Edmond Spahos. Po ashtu ra ne sy prania e ish-kryeministrit Leka Meksi.

Sali Berisha dhe batutat e tij të enjteve, tashmë janë vetëm për veshët e mbështetësve në çadër. Por mesazhet e tij ishin përtej kufijve të vendit:

“Guvernatorja Vlahutin mbështeti Ramën. Donald Lu mbështeti deri diku Ramën. Rama donte ta bënte pa ne reformën në drejtësi. Me konsesus të votohen edhe 7 ligje të tjera. Ne jemi njerëz të marrëveshjes. Vegël e kujt ne nuk bëhemi kurrë”, tha Berisha.

Në podiumin e kuvendit edhe këtë të enjte, vendin e tij e mori Ben Blushi. Por ai foli ngjashëm me Berishën.

“Për ca qëndron në këmbë ky koalicion? Për kinkaleri ministrash, më jep një buzëkuq, të jap një rimel. Atë që Meta se do ministër, ai nuk është. Kjo është taksa e koalicionit. Kë pranon Meta ministër apo kryeministër, ai bëhet”, tha kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në Kuvend.

“Xhafaj në krye të min.të Brendshme tregon se Rama vijon lidhjet me krimin. Prandaj jemi këtu për të bërë thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

 

“Lajmi tjetër, për të qeshur e për të qarë, KQZ zgjati afatin e regjistrimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike në komisionet zonale dhe me dy javë. Se kanë kuptuar që ne jemi njerëz seriozë. Zgjedhje farsë s’ka për të pasur, le ta shtyjnë afatin”, tha Edmond Spaho,

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here