Ekspertët japin alarmin: Këto 91 gjallesa të panjohura rrezikojnë të “pushtojnë” brigjet shqiptare

0
558

15Janё plot 91 specie tё panjohura qё janё gjetur nё katёr portet italiane nё Adriatik: Trieste, Venecia, Ankona dhe Bari.

Duket se shqetёsimet e hershme tё industrisё sё peshkimit pёr çrregullimet qe vihen re nё botёn ujore, po fillojnё tё marrin kuptim. Kёto specie qё janё zbuluar, vijnё me anijet tregtare nga Kina dhe vendet e tjera aziatike, por edhe nga Australia.

Nga vёzhgimet e bёra, 9 gjallesa janё potencialisht shumë tё dёmshme pёr ujёrat e Adriatikut. Ndёr kёto organizma janё pёr shembull Pseudopolydora vexillosa, e cila deri mё tani ёshtё gjetur vetёm nё Taivan dhe Hydroides elegans qё vjen nga Australia. Gjithashtu, njё gjallesё bivalvulare e quajtur Anadara e cila mendohet se ka ardhur nga Gjiri i Meksikёs, konsiderohet si njё ndёr speciet mё tё rrezikshme nё Mesdhe. Porti i Barit ka qenё epiqendra e kёrkimeve jo vetёm pёr autoritetet italiane, por edhe ato ndёrkombёtare që synojnë rregullimin e ujёrave nё detin Adriatik.

Deti Adriatik ёshtё deti mesdhetar me mё shumё krijesa jo-autoktone, pra të huaja dhe të panjohura. Vetёm nё portet italiane janё gjetur 15 specie jo autoktone, 11 nga tё cilat nё sipёrfaqe tё ngurta dhe 3 nё sipёrfaqe tё lёvizsshme.

Sirenat e alarmit duhet tё bien edhe nё Shqipёri, pasi afёrsia me portet e Barit dhe Ankonёs bёn qё kёto krijesa tё lundrojnё edhe nё pjesёn shqiptare tё Adriatikut. Pёrveç niveleve tё larta tё ndotjes tё ujёrave tona qё vjen nga shkarkimi i anijeve tё transportit nё det, tashmё fauna ujore ёshtё pre edhe e organizmave tё rrezikshёm qё janё “importuar” nga kontinente tё tjera.

Linjat e transportit detar, fermat e shumëllojshme të akuakulturës dhe ndotja e vazhdueshme e Mesdheut janë fajësuar gjithashtu për shumë nga këto krijesa të huaja për ekosistemet tona. Gati 1000 specie aliene detare janë regjistruar në shumatoren e detrave Mesdhetare deri tani dhe numri i tyre vazhdon në rritje.

AgroWeb.org i drejtoi disa pyetje një grupi peshkatarësh në Durrës për të marrë informacion nga personat që çdo ditë janë në kontakt me detin dhe gjallesat në të. Njazi Dimroçi, një peshkatar që ka eksperiencë 37 vjeçare me peshkim në Adriatik tregoi se nëse më parë ishte ngjarje e rrallë të ndesheshin me gjallesa të panjohura në rrjetat e tyre, këto vitet e fundit kjo është bërë një dukuri e përditshme.

Flamur Sano një tjetër peshkatar i vjetër thotë se ka dekada që merret me peshkim dhe mendonte që njihte me emër çdo lloj peshku apo gjallese, por kjo, sipas tij, nuk vlen më këto kohë. “Gjej në rrjeta jo rrallë disa tipe peshqish të shëmtuar apo gaforre të papara ndonjëhere apo edhe disa krijesa të tjera që nuk di çfarë emri t’i vendos”, thotë ai.

Peshkatarët tregojnë se i hedhin mbrapsht në det gjithçka që nuk njohin pasi nuk duan t’i bashkojnë me peshqit që dalin më pas në treg.

Numri i llojeve të përcaktuara të huaja në Adriatikun jugor dhe të mesëm është më e ulët se ajo në zonat veriore të basenit, mbi brigjet kroate, por ajo pritet të rritet për shkak të zgjerimit natyror të specieve të përcaktuara tashmë në Mesdheun qendror. Në një studim nga një grup ekspertësh të kryesuar nga Zenetos, për 14 lloje të identifikuara që tashmë janë të pranishme në pjesën greke të detit Jon, ka një rrezik të lartë të pushtimit të Adriatikut jugor në të ardhmen e afërt, për shkak të ujërave sipërfaqësore mbizotëruese që lëvizin drejt veriut përgjatë bregdetit shqiptar dhe malazez.

Shumica e këtyre llojeve janë tropikale dhe shanset e mbijetesës së tyre në Adriatikun jugor do të rriten në qoftë se temperatura e detit vazhdon ritmet e ngrohjes. Pritet që ndikimi i llojeve të huaja të gjallesave do të intensifikohet në të ardhmen në të gjitha rajonet e Mesdheut, duke përfshirë detin Adriatik. /ATA/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here