E çuditshme/ Një grup zhytësish notojnë në det të hapur me peshkaqenin

0

Ky grup zhytësish të “çmendur” e të guximshëm filmuan momentin kur dolën jashtë kafazit dhe notuan në det të hapur pranë një peshkaqeni.

Zhytësit ishin futur në kafaz me qëllim për të parë botën nënujore, por edhe për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme të “përbindshave” të detit.

Por një prej tyre vendosi që të dalë nga kafazi, e në vazhdim me të u bashkuan dhe miqtë. Më pas një peshkaqen u afrohet, por ata vazhdojnë të notojnë të pashqetësuar nga prania e grabitqarit.

Lini nje pergjigje