Boronicat ua heqin depresionin pas lindjes

0
177

Sipas një studimi, boronica është pema që ka efekte të dobishme në largimin e depresionit pas-lindjes.

Amino acidet, tritptofani dhe tirozina që gjenden në këtë pemë, ndihmojnë në ruajtjen e balancit tek gratë pas lindjes.

Shkencëtarët e Qendrës për Varësi dhe Shëndet Mendor në Toronto, gjetën se gratë të cilat kishin konsumuar boronica, pesë ditë pas lindjes, në kulmin e depresionit post-natal, nuk kishin pësuar rënie në disponim, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, ato që nuk kishin marrë, kishin një rritje të konsiderueshme në rezultatet e tyre në testin e depresionit.

Ky studim i 41 grave u publikua në ditarin e “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

“Ne besojmë se ky është studimi i parë që shfaqë një efekt aq të fortë dhe të dobishëm të intervenimit në reduktimin e depresionit post-natal, mu në kohën kur ky lloj depresioni e arrin pikën më të lartë”, tha Dr. Jeffrey Meyer, udhëheqësi i këtij hulumtimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here