Zbulohet i dashuri laçian i Aurela Hoxhës, çifti kapet mat në një klub nate

0
415

Që prej ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin pati një martesë më shumë se 10-vjeçare, kurioziteti për jetën e re të Aurela Hoxhës ka qenë i madh.Prej javësh qarkullojnë thashetheme se ajo tashmë ka krijuar një lidhje të re, por deri më tani asgjë nuk është pranuar nga blogerja bukuroshe.

IMG_8725

Megjithatë Bordo ka hulumtuar pak rreth kësaj lidhje dhe zbuloi se Aurela po jeton prej muajsh një histori të bukur dashurie me një biznesmen me origjinë nga Miloti. Alban quhet djali që i ka vjedhur zemrën blogeres dhe duket se ata po jetojnë një marrëdhënie tepër intensive.Në udhëtimet e shpeshta të Aurelës kohëve të fundit nëpër vende ekzotike, duket se ka pasur shoqërues pikërisht të dashurin e ri Albanin. Fotot e çiftit, janë realizuar mbrëmjen e 14 marsit në një prej lokaleve të natës në Tiranë.Aurela dhe Albani ishin me grup shoqëror, por herë pas here nuk ngurronin të shfaqnin afeksion ndaj njëri-tjetrit. Ne na duken çift i bukur, ndaj i urojmë një lidhje sa më të gjatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here