SKANDALI/ Që nga parkimi e deri tek ashensorët. Si qendra tregëtare Toptani po i zhvat njerëzit pa e kuptuar (FOTO+VIDEO)

0

Qendra tregtare më e re e hapur në Tiranë Toptani ka krijuar pa diskutim si çdo gjë e re kuriozitetin për ta vizituar nga shumë njerëz.

Loading...

 

Në ditët e para të saj qytetarë të Tiranës por edhe nga e gjithë Shqipëria e Kosova u dyndën për të eksploruar jo vetëm dyqanet por edhe bar kafetë që ka kjo qendër.

Pas vizitës  kanë qenë të shumtë personat të cilët kanë denoncuar skandalet që fshihen pas godinës së bukur me xhama dhe tapet të kuq.

Në portale të ndryshme janë dërguar foto dhe video ku demaskojnë Toptan Center se si ajo po i zhvat qytetarët pa e kuptuar fare ata.

Mjafton ta nisim nga jashtë, në parkimin e makinave. Një kaos i madh dhe bllokim për orë të tëra. Nuk mjafton që paguan më shtrenjtë se kudo tjetër, 100 lek për një orë.

Portali ‘Shuplaka’ ka denoncuar me video se si janë bllokuar për të paktën 3 orë për të dalë nga parkimi qytetarët, kjo vetëm nga paaftësia e menaxhimit.

Pastaj për të mos kaluar në  lokali në katin e sipërm ku  ti mund të ulesh dhe të porosisësh një kafe apo kapuçino pasi kontrollon çmimin në menu që me thënë të drejtën nuk është fort i ulët, port ë paktën  ke mundësinë ta kontrollosh çmimin dhe e vlerëson vetë e përballon apo jo.

Deri këtu nuk ka ndonjë problem, i cili shfaqet kur kamarieri bashkë me kafet apo kapuçinot të sjell edhe një shishe ujë me vlerën 100 lekë të shënuar në faturë. Natyrisht në 90% të rasteve kjo politikë funksionon pasi njerëzit ose nga zori ose nga neglizhenca dhe nga fakti se kanë dalë për tu çlodhur, nuk kthejnë fjalë dhe e pranojnë “gjobën” e vënë nga lokali.

Por ka edhe nga ata të cilët i thonë kamarierit se ata nuk kanë porositur ujë dhe ai nuk ka si e vendos me imponim në faturë një produkt që nuk është kërkuar nga klienti. Në këtë rast kamarieri është udhëzuar të përgjigjet se kështu qenka rregullorja e lokalit. Por kjo “rregullore” e pa rregullt a nuk duhet të kërkohet në fillim? Pra ta vendos vetë nëse jam dakord apo jo. Mund të qëllojë që unë nuk i kam paratë e nevojshme në xhep për ta paguar edhe ujin. Kujtdo mund t’i ketë ndodhur që të ulet në lokal të porosisë dy kafe dhe të ketë vetëm 200 lekë gjithsej. A është kjo normale? Reagimi vjen edhe më i madh për faktin se veprimi është dashakeq dhe për të fituar deri në babëzitje, ndaj ne kemi detyrimin t’iu informojmë pastaj vlerësojeni vetë doni apo nuk doni të shkoni. Po e bëjmë ne për lokalin këtë punë, duke iu njohur me “rregulloren” përpara se të porosisni, pasi ata nuk e bëjnë.

Dhe nuk mbaron me kaq. Në Toptani Center qendra më ‘hight class’ siç ata kanë dëshirë ta quajnë për të kursyer para ashensorët fiken që në orën 20 e 20 dhe klientëve që duhet të konsiderohen si ‘mbret’ u duhet të ngjisin plot 6 kate me shkallë.

Të gjithë kënaqemi kur shikojmë gjëra të bukura por ku shikojmë se si na boshatisin xhepat në mënyrën më tinëzare atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta bojkotojmë.

 

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje