Prekej nga dekriminalizimi, tërhiqet pasuesi i Armando Prengës për deputet

0
171

Terhiqet Kastriot Piroli, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës. Ai i ka paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen e tij.

Më arsyetimin se mbeten vetëm dy muaj mandat efektiv në parlament, si dhe arsye personale, në letrën drejtuar KQZ dhe Kuvendit të Shqipërisë, Piroli tërhiqet kështu nga mandati deputetit, që i takonte pas largimit të Armando Prengës.

Kastriot Piroli pasonte listën e kandiatëve socialistë në listën e zgjedhjeve të 2013 –ës në Lezhë.

Ai prekej nga ligji i Dekriminalizimit, pasi rezultonte se kishte patur probleme me drejtësinë.

Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit.

Kastriot Piroli është dënuar me një vit e 6 muaj burg, që i është konvertuar me 18 muaj shërbim prove. Ndërsa herën e dytë është dënuar me 6 muaj burg, të cilin e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.

Në të dyja rastet Apeli e ka shpallur fajtor, e për pasojë ai ishte subjekt i ligjit të Dekriminalzimit dhe nuk mund të zinte karrigen e lënë bosh nga Prenga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here