“Përqafimi vdekjeprurës pas seksit”

0

Fotografi Luciano Candisani ka kapur foton e parë të shkrepur ndonjëherë ku shfaqet një anakondë jeshile teksa mbyt të dashurin pas çiftëzimit.

Loading...

Fotoja është shkrepur në Brazil dhe është publikuar si ekskluzive nga “National Geographic”.

Candisani mori shumë më tepër nga ç’kishte shpresuar pasi ndoqi anakondën “e trashë sa një gomë kamioni” në kënetat e Brazilit, nën udhë-rrëfimin e banorëve vendas, Juca Ygarape dhe Daniel de Granville.

Anakonda kishte gjysmën e trupit jashtë ujit dhe ishte e ngatërruar me një mashkull të vogël nën ujë. “Ndoshta një përqafim pas çiftëzimit,” tha Candisani, i cili i shikoi për orë të tëra dhe shkrepi disa foto nga rreth një metër larg.

Fillimisht nuk e kuptova ç’po ndodhte,” tha ai. “Por, më pas ajo e tërhoqi zvarrë trupin e mashkullit në bar.

Atëbotë, guida u habit nga sjellja e anakondës kështu që fotografi kërkoi ndihmë nga eksperti i anakondave, Jesus Rivas, një biologjist në Universitetin e New Mexicos, i cili ka studiuar zvarranikët në Venezuelë për rreth 30 vite.

Rivas ka dokumentuar disa raste të kanibalizmit tek anakondat, në të cilët femrat vrarë meshkujt dhe i kanë ngrënë. Candisani thotë se nuk është e qartë nëse anakonda e fotografuar e ka ngrënë mashkullin, pasi e kishin humbur nga sytë kur ajo e tërhoqi trupin e mashkullit në bar.

Shkencëtarët mendojnë se një arsye mund të jetë ushqimi i nënës anakondë, veçanërisht si parapërgatitje para një periudhe 7-mujore “agjërimi” gjatë të gjithë shtatzënisë.

Rivas thotë se anakonda humbet 30 për qind të peshës së saj në lindjen e të voglit. “Të marrësh 7-8 kilogramë mish para se futesh në shtatzëni, nuk është ide edhe aq e keqe,” thotë ai.

Megjithëse fotoja është shkrepur në vitin 2012, Candisani  e publikon atë vetëm tani nën logon e “National Geographic”, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e kënetave në Brazil, ku edhe jetojnë këto anakonda.

Kënetat rrezikohen nga zjarret dhe nga rreziku i kthimit në toka bujqësore. Ambientalistët po kërkojnë që këto këneta të ruhen nga shteti.

Në fillim të muajit shkurt u deshën pesë ditë për shuarjen e një zjarri të madh, që me gjasa nisi nga rrufeja.

Loading...

Lini nje pergjigje