Pasojat e mungesës së gjumit dhe si të pushojmë siç duhet

0

Ne bëjmë shumë gjëra gjatë ditës, kështu që duhet të bëjmë compromise me aktivitete të ndryshme. Dhe shpeshherë, ky aktivitet është gjumi. Ne ose vendosim të flemë më vonë ose të zgjohemi më herët që të mund të kryejmë më shumë punë gjatë ditës.

Si rezultat natyral, ne zgjohemi nga gjumi sikur të mos kemi fjetur fare.

Çfarë ndodh kur nuk flemë aq sa duhet?

Ne sëmuremi. Sistemi ynë imunitar është i lidhur në mënyrë direkte me gjumin, dhe kur gjumi mungon është e vështirë për trupin që të luftojë sëmundje të ndryshme.

Është e vështirë të veprojmë në mënyrë të shpejtë dhe logjike, që mund të jetë shumë e rëndësishme, sidomos për shoferët.

Ne shtojmë në peshë nëse flemë më pak se 5 orë në ditë.

Shfaqen rrudhat në lëkurë dhe probleme të tjera serioze si aknet etj.

Rritet rreziku për kancer etj.

Si ta përmirësojmë gjumin?

Ka vetëm një rrugë për këtë problem: flini më shumë. Nëse duhet të zgjoheni në 7 am, shkoni në shtrat rreth 11 pm.

Kur e dini që asgjë e keqe nuk do ndodhë nëse i kryeni detyrimet tuaja të nesërmen, shkoni në shtrat. Ditën tjetër do përfundoni gjërat më shpejt pasi që do e keni më të lehtë të mendoni./standard.al

 

 

 

Lini nje pergjigje