Ndaloni së përdoruri ibuprofen, sjell pasoja të rrezikshme

0
531

Ibuprofeni nuk duhet të shitet lirshëm dhe nuk duhet konsumuar pa kontroll. Deklarata vjen nga shkencëtarët, të cilët së fundmi kanë zbuluar se rrit rrezikun e arrestit kardiak me 31 përqind.

Ky qetësues mjaft i zakonshëm dhe i përdorur në masë, në shumë shtete mund të blihet edhe në supermarkete apo dyqane, është një ilaç i njohur si jo – steroidal anti – inflamator (NSAID).

Shkencëtarët e Universitetit të Copenhagen zbuluan se përveç ibuprofenit, ilaçe të tjera të ngjashme me të si diclofenac, paraqet edhe më shumë rrezik për arrest kardiak, kur zemra ndalon papritur së qarkulluari gjak nëpër trup.

Gunnar Gislason, i cili drejtoi studimin tha se këto rezultate sjellin në vëmendje që këto ilaçe nuk janë të padëmshëm dhe se ibuprofeni duhet të shitet vetëm në farmaci, me sasi të limituar dhe me doza të vogla.

“Lejimi i shitjes së këtyrë ilaçeve pa recetë dhe pa asnjë këshillë apo kufizim, tejçon mesazhin që nuk janë të rrezikshëm”, shprehet Gislason.

Ai theksoi se ibuprofeni duhet të evitohet tek ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here