“Mbreti i Dritës”, xhamia që fsheh një sekret brenda saj (FOTO)

0
607

Shah Cheragh është një xhami dhe monument funeral në Shiraz të Iranit. Ndryshe xhamia quhet “Mbreti i dritës” dhe është e lehtë për ta kuptuar përse. Interiori i saj është i zbukuruar me miliona pasqyra të vogla të cilat përthyejnë dritën në çdo drejtim.

Kjo strukturë ka një të kaluar misterioze. Sipas një historie, rreth viteve 900 pas Krishtit një udhëtar pa nga larg diçka të ndritshme. U afrua për të parë dhe gjeti një varr të ndriçuar. Një kufomë e balsamosur e një figure të rëndësishme myslimane u gjet brenda varrit dhe që atëherë ajo u bë një destinacion pelegrinazhi për myslimanët shiit.

Pas kësaj, mbi varr u ngrit një strukturë që do ta strehonte atë. Edhe pse “Mbreti i Dritës” është dëmtuar nga koha, natyra dhe njerëzit, riparime të shumta e kanë mbajtur atë në këmbë deri në ditët tona. Xhamia ende shkëlqen si një diamant dhe tërheq pelegrinë dhe turistë nga e gjithë bota.

2345678910

Komento

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here