Lihet e lirë gruaja e dyshuar për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar

0
188

BBC/ Njëra prej grave të arrestuara për vrasjen e Shkëlzen Dautit, 21-vjeçarit nga Shqipëria në Southampton është lënë e lirë.

Dauti i njohur me nofkën Genny vdiq në spital pasi u gjet në rrugën Gilpin Close, Southampton, orët e para të së shtunës me një plagë të madhe në gjoks shkaktuar nga goditja me thikë.

30-vjeçarja është lënë e lirë pasi policia nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta mbajtur nën arrest.

Dy burra të moshës 27 dhe 28 vjeç të dyshuar për vrasjen e tij janë lënë në liri me kusht.

Detektivët u kanë bërë thirrje të gjithë atyre personave që kanë informacion për shqiptarin disa orë para se ai të vdiste, të kontaktojnë me departamentin e policisë.

Deri më tani rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here