Infeksioni vaginal, a është shqetësues dhe si mund të trajtohet?

0
9722

Duhet të na shqetësojë një infeksion vaginal?

Patjetër. Ndryshimi që vë re gruaja, e drejton gruan të mjeku gjinekolog. Ka shumë gra që janë të kujdesshme dhe sot ka ndryshuar tabuja e vizitave gjinekologjike. Gratë vijnë pa drojë.

Metoda natyrale për të luftuar infeksionet vaginale?

Infeksionet nëse nuk trajtohen siç duhen, kapin veç pjesës së poshtme të aparatit riprodhues, edhe pjesën e sipërme të aparatit riprodhues, pjesën e brendshme të mitrës që është endometri, kapin vezoret, kapin tubat, duke shkaktuar infeksione shumë të rënda, të cilat më vonë kronicizohen dhe janë shumë të vështira për t’u trajtuar.

Kjo grua mund të trajtohet, por infeksioni përsëritet herë pas here. Prandaj mjaft e rëndësishme është që ato të drejtohen që në fillim te mjekët për t’u vizituar për veten e tyre. Ndodh që të drejtohen te farmacistët të cilët japin trajtime

.Sot pata një rast. Vjen gruaja dhe thotë: “U drejtova te farmacia në Krujë, dhe ajo më dha një lavandë dhe më tha hidhi ujit dhe pak pika betadinë, shpëlahu nga brenda etj. Vjen gruaja me sekrecione të shtuara, me erë etj. Çfarë kishte ndodhur? Kjo lavandë që kjo kishte përdorur ka bërë që të ndryshojë pehashi i vaginës.

Trajtimi bëhet me dy mënyra:

Trajtimi i parë është trajtimi shfarosës, pra zhdukja e infeksionit. Trajtimi i dytë është trajtimi parandalues. Që do të thotë dhënia e një terapie që mund të zgjasë 3-6 muaj, në mënyrë që këto infeksione të mos përsëriten më.

Ka infeksione të tjera: seksualisht të transmetueshme. Kapin moshat e reja, ato grupmosha që fillojnë raportet e para seksuale . Vajzat e reja të cilat ndoshta nuk i njohin metodat e planifikimit familjar, nuk njohin përdorimin e prezervativit, edhe pse sot është bërë një punë e madhe nëpër shkolla./Julia Kollçaku/shendet.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here