Fatmir Xhafaj MB/ Irritohen ish të përndjekurit politikë: Është turp kombëtar dhe fyerje për 100 mijë familje që provuan diktaturën

0
358

 

Pas emërimit nga Kryeministri Rama për ministër të brendëshëm  ka reaguar edhe shoqata e ish-të përndjekurve politikë.

Në një deklaratë ata shprehen të indinjuar për rikthimin e figurave komuniste në krye të policisë.

Deklarata e plotë:

 

HETUES I MINISTRISË BRENDSHME NË DIKTATURËN E HOXHËS, BËHET MINISTER I BRENDSHËM NË DEMOKRACI!

Paradokset e rilindjes dhe ideologjia e saj komuniste nuk njohin ndalim, vetëm vrapim për të realizuar me çdo kusht kthimin e bashkëpuntorve të diktatorit Hoxha në qeverisjen e vendit. Ky propozim është një turp kombëtar por dhe një fyerje që u bëhet 100.000 familjeve që provuan diktaturën më të egër në europën e shekullit të kaluar.

Zoti Rama, pushteti asht mjet në demokraci, dhe qëllim në diktaturë. Qëllimi i pushtetit asht forcimi i kohezicjonit social shqiptar, dhe jo “lufte klasash”. Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të krimineleve komunistë, në një proçes të mbështetun në drejtësi, asht rikthim i plotë në liri dhe dinjitet për të gjithë , asht mbrotje nga “dora e shtetit” e nga grushti i “hijeve të zeza”. Sitiuata politike dhe shoqërore në Shqipëri është përfshirë nga një kaotizëm politikë, kjo nga papërgjeshmëria e Kryeministrit Edi Rama në qeverisjen e vendit. Përball revoltës popullore për një Republikë të re, për votë të lirë e të ndershme.

Përball revoltës së shqiptarve, Zoti Rama propozon ndryshime ne qeverisje, mbasi u detyrua të shkarkonte Ministrin e kanabisit Tahirin, propozon Zotin Xhafa Ministër të Brendshem i cili ka qënë bashkëpuntore i diktatorit kriminel Enver Hoxhës, dhe një hetues i Ministrisë së Brendshëm të pushtetit Hoxhistë që ka dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut ndaj kundershtarve të regjimit diktatorial. Rroftë rilindja që nga hetues e bën Ministër. Poshtrimi i kundërshtarit politike nuk është fitore Zoti Rama, asht shkatrim i gjysmë së shqiptareve që mendojnë ndryshe nga Ju. Shtrojmë pyetjen para jush zoti Kryeminister: A i denoni ju krimet e Enver Hoxhës, Ju vret ndërgjegjja si drejtues i qeverisë të riktheni në qeverisjen e vendit hetusin e diktaturës Fatmir Xhafën një idhtar dhe bashkëpuntorë i diktatorit Hoxha që ka dhunuar të drejtat e të burgosurve politike.

Zoti Kryeminister pushteti nuk u jep të drejtën të na ngacmoni plagët që ka 26 vite që rrjedhin gjak dhe nuk po shërohen akoma përball urretjes të partisë që drejtoni Ju. Të përndjekurit politike si mbrojts te lirise nuk do të pranojnë fobinë tuaj hakmarrse ndaj luftëtarve të lirisë me promovimin e figurave të urryera të diktaturës komuniste, siç është propozimi i Xhafës pë r Ministër të Mbrendshëm. Zoti Ambasador Lu dhe Vllahutin a do të pranoni në vendet tuaja demokratike individë që i kan shërbyer diktaturës dhe kan dhunuar të drejtat e liritë e njeriut. A po ne shqiptarët antikomunistë duhet të heshtim për krimet që na kan shkaktuar politikanet e diktaturës dhe duhet të i promovojnë në drejtimin e qeverisjes së rilindjes.

Presidentit i Republikës Zoti Nishani të mos e dekretoi Hetusin e Ministrise Brendshme të diktaturës Hoxha si Minister i Brendshem në sistemin demokratik.. Zoti President me mos dekretimin e zotit Xhafa ju ruani ekulibrat e shoqërise dhe i sherbeni unitetit të kombit. Zoti Rama në emer të qindra mijëra shqiptarëve antikomuniste, që përballuan krimet e komunizmit ju kërkojmë që Ju të jepni dorheqje për prishjen e ekulibrave të shoqërise. Shqipëria ka nevojë për një republikë tjetër, për një republikë të moralshme , ku konkurenca , vota e lirë dhe pastrimi i politikës nga kriminelët e djeshmëm të jetë motua e zhvillimit të demokracisë.

Presidenti Besim Ndregjoni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here