Basha: Rama përdori rrjetin e Sorosit për të bërë propagandë e për të mbrojtur krimin

0
181

Zhvillimi i vendit dhe ato që  janë cilësuar nga demokratët si investime fasadë, ishin në qendër të bashkëbisedimit në çadrën e protestës së opozitës, në ditën e 26 të qëndrimit të shesh. Kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se në gjithë këto vite ka bërë vetëm investime fasadë ndërsa me këto projekte ka përfituar 500 milionë euro.

“ Në këtë ditë të bukur jemi mbledhur këtu për të ndarë që bashku jo vetëm hallet e problemit por dhe lajme të mira që vijnë anembanë botës. Nga Brukseli në  Uashington. Kjo ditë  e 26 e qëndresës historike të kësaj lëvizje popullore na ka mbledhur për të diskutuar të vërtetat e Shqipërisë, ashtu siç është. Pedagogët, arkitektët, inxhinierët e dalluar na kujtuan fenomenin e fasadës. Fasada është emri i kësaj qeverisje. Është e vërteta e hidhur me të cilën përballen shqiptarët. Është kjo që ka bërë të mundur shndërrimin e Shqipërisë në një hambar drogë, në një republikë të sunduar nga krimin, në ekonomi të shkatërruar, në një bujqësi të rrënuar, në një shoqëri civile dhe media, të kthyer tërësisht në funksion të fasadës. Demokraci fasadë, parlament, fasadë, qeverisjes fasadë dhe tani duan zgjedhje fasadë. Duan opozitë fasadë, ti bëj fresk qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës me 40 hajdutët e tij. Por fasada është edhe instrumenti i vjedhjes së shqiptarëve. Shiko çka bërë për 4 vite, ka harxhuar 500 milionë euro për projekte fasadë. I bie mesatarisht 200 euro për frymë shqiptari. Fasada është vetë hajdutëria e Republikës së vjetër, me në krye kryeministrin aktual,” – u shpreh ai.

Kryedemokrati deklaroi se Rama ka paguar  ish – kryeministrin e Britanisë, Tony Blair për propagandë si dhe ka përdorur rrjetin e miliarderit George Soros për propagandë e për të fshehur krimin dhe korrupsionin.

“Rama  përdori rrjetin e  Geroge Sorosit jo për interesat e shqiptarëve  por për të bërë propagandë dhe për të mbrojtur dhe krimin e korrupsionin pas  kësaj propagande,” –  u shpreh lideri i selisë blu./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here