10 baret më të çuditshme në botë

0
455

2810-nga-baret-me-te-cuditshme-ne-bote-06 download-1

A keni ecur ndonjëherë në një bar apo klub nate dhe të shihni gjëra të pazakonshme para syve tuaj? Në vende të ndryshme të botës, shumë pronarët kanë gjetur mënyra të reja krijuese dhe të çuditshme që të tërheqin vizitorë.

Si do të ndjeheshit nëse do të pinit një koktejl në një kavanoz mostre?  Ose të shijonit një birrë ndërkohë që në muret e barit janë varur krijesa të cudtishme të frymëzuara nga filmat me alienë!  Këto klube nate mjaft interesante gjenden kudo! Disa nga këto janë ndërtuar për të hyrë në Librin Gines të Rekordeve Botërore, disa për qëllim që të shfaqin talentin e artistëve të rinj; edhe pse ne nuk arrijmë tu besojme syve pse dikush ka menduar që në vend të karrikes të përdoret WC apo dikush tjetër të punësojë xhuxhë si staf! E cuditshme! Epo në këto bare kaq të pazakonta do të përjetoni disa nga përvojat më të cmendura; këtu janë 10 prej bareve më të çuditshme në të gjithë botën.

  1. Icebar në Icehotel, Suedi

Koncepti i bareve prej akulli vitet e fundit ka ardhur si nje trend në rritje. Një bar i tillë origjinal prej akulli është i vendosur në Jukkasjarvi të Suedisë. Këtu klientët vijnë të gjithë së bashku dhe veshin kapele termike, veshje kundër temperaturave të ulta, duke shijuar një pijë nën temperaturën zero. Skulptura akulli, dëborë, mobilje të ndërtuara vetëm prej të akullit, e plotësuar me një DJ dhe kokteje të shijshme e bën këtë një vend të tmerrshëm për të shijuar një pije jashtë gjatë gjithë natës.

  1. Rumours/Miniscule of Sound- Travelling Nightclubs 

Dy baret më të vogla në botë meritojnë një vëmendje të veçantë në botën e pazakontë dhe të çuditshme. Nuk është e qartë nëse akoma e mban titullin e të qënit “bari më i vogël në botë” por një gjë është e sigurt; ju nuk do të festoni me shumë persona brenda këtyre kutive. Ato janë të dekoruara mjaft bukur dhe ajo që të bie shumë në sy është një kadife prej pelushi e kuqe, një DJ dhe pije fantastike. Këto klube udhëtojnë ekskluzivisht nëpër botë nëpër festa private dhe të ofrojnë partit me përvojat më unike në këtë listë.

  1. H.R Giger Skeleton Bar, Zvicër

Nëse nuk e dini se kush është HR Giger, po ua tregojme me pak fjalë se si ky bar është ndërtuar, është e pabesueshme por do t’ju ngjallë frikë. Prandaj nuk është çudi që sapo futesh në bar, ambjenti është sikur të jeni në një planet tjetër apo si ato që keni parë nëpër filma; vend i zymtë, i errët dhe mjaft i frikshëm. I projektuar nga vetë Giger, bari është një zgavër skeleti, e plotësuar me harqe të dyfishta të vertebrave kurrizore, të cilat janë të kryqëzuara dhe të harkuara deri në tavan.
Mobiljet janë një kopje skeletore; muret duken si krijesa aliene, ndërsa klientët do të ndjehen të hipnotizuar për orë të tëra. Aty do të gjeni gjithcka, nga kokat skeletore si aksesorë dekorativë, deri tek dyert me poste të frikshme dhe intriguese; ky bar është çuditërisht tepër interesant. Nëse arrini të qëndroni shumë kohë dhe rehat atje është një arritje e madhe për ju!

  1. Alux Restorant dhe Lounge, Meksikë

Ky bar-restorant fjalë për fjalë është një “vrimë në tokë”. I vendosur në një shpellë, vizitorët do t’u duhet të zbresin shkallët për të hyrë dhe pirë dicka. Ndriçimi në shpellë është atmosferik, duke e kthyer ambjentin në një vend fantastik, ndërsa ju do të ecni nëpër korridoret me stalagmite dhe stalaktite me një numër të madh të ngjyrave të mrekullueshme. Menu-ja e tyre e madh dhe vera e mrekullueshme e bën këtë vend një zgjedhje të shkëlqyer për të pasur një darkë romantike.

  1. Hobbit House, Filipine

Nuk do ta besoni, por në këtë bar i gjithë stafi që të shërben është i vogël në trup, që do të thotë se të gjithë janë xhuxhë. Shtëpia e Hobbit është hapur për herë të parë në 1973, nga një njeri i marrosur mbas librave dhe filmit “Zoti i Unazave”. Që atëherë bari është bërë i njohur jo vetëm nga banorët lokalë por edhe nga vizitorët e gjithë botës. Lokali ka piktura dhe postera të mëdha nëpër mure me karaktere nga librat e Tolkien. Gjatë gjithë kohës në këtë bar do t’ju shoqërojnë ritmet e muzikës xhaz dhe koktejle të mrekullueshme.

5.Baobab Bar, Afrika e Jugut 

Kjo pemë 6.000 vjeçare është bari më popullor në Afrikën e Jugut. Brenda këtij lokali mund të shijojnë njëkohësisht një pije vetëm 15 njerëz, duke qënë në një përvojë intime unike si askush tjetër. Bari ka një tavan pothuajse 4 metra të lartë dhe është i veshur me stola druri duke inkurajuar vizitorët që të marrin një pije ndërkohë që mund të hedhin disa shigjeta. Raftet janë të veshur me aksesorë historike që u tregojnë klientëve në lidhje me historinë e pemës dhe pronës.Nëse mendoni se muzika do t’ju shoqërojë ndërkohë që shijoni një pije, gaboheni! Në barin-pemë mungon DJ!

  1. Guacara Taina, Republika Dominikane 

I vendosur 60 metra nën tokë, ky bar është një klub nate i vërtetë; brenda një shpellë të plotë me stalaktite, lakuriqë nate dhe deri në 3000 të ftuar cdo natë. Për të mbërritur në pistat e mëdha të diskos, duhet të zbresësh një numër të madh shkallësh, si dhe të paguash një tarifë prej 3 dollarësh. Diskoja ka tre salla të vogla, të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe në mes ka një sallë kërcimi të madhe. Kapaciteti i saj është për rreth 3 mijë persona.

  1. Das Klo, Gjermani 

Ky bar elektrik dhe i gjallë në Gjermani fjalë për fjalë përkthehet në një “nevojtore” apo “tualet”, megjithatë e gjithë tema e arredimit i përshtatet mjaft mirë një “tualeti”. Mos u tmerroni por zgjedhja juaj për tu ulur do të jetë ose në një WC ose në një arkivol, ndërsa zgjedhja juaj për të shërbyer pijen do të jetë në një enë mostër apo në një paketë transfuzioni gjaku,  dhe kjo është vetëm fillimi. Përgatituni që të kënaqeni, habiteni dhe tronditeni, sepse mbi kokat tuaja varen trupa të “gjakosur”, ndërsa në tualet një arush gjigand do t’ju përshëndesë sa herë që të kaloni andej. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë ndjenjën e këtij vendi,  duhet thjesht ta përjetojni atë.

  1. Eternity Bar, Ukraine

Duke shpresuar që të merrte një titull në Librin e Rekordeve Botërore Gines, pronari saj vendosi që të kalonte në një nivel të ri. Ai ndërtoi arkivolin më të madh në botë por më pas e shëndërroi atë në një bar. Kjo strukturë pishe është formuar si një arkivol dhe brenda saj është aq zymtë sa do t’ju tmerrojë. Me perde të errëta dhe të zeza, qirinj dhe lule varrimi në çdo tryezë së bashku me himnet e varrimit në sfond, ambjenti ju përgatit për ndonjë të papritur dhe të pazakontë që mund të ndodhë.

  1. Klinika, Singapor

Bari më i çuditshëm që kryeson top listën tonë, meriton një vëmendje të madhe sepse për shkak të natyrës së saj ekstreme dhe cudisë totale do t’ju bëjë që të përjetoni një eksperiencë unike. Bar-Klinika në Singapor është projektuar me temën e një spitali,  me karrige me rrota, shtretër si në spital dhe dritat operative të ndritshme nga poshtë. Sikur të mos mjaftonte edhe stafi i shërbimit vishet me rroba të bardha mjeksore, duke ju shërbyer ushqim në formë të oganeve dhe pije në tuba oksigjeni. Një koncept i çuditshëm për ata që dëshirojmë të përjetojnë dicka me të vërtetë të pazakontë dhe intriguese në jetën e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here