Standard.al

Thyerja e rradhës/ Ligji që nuk u respektuara kurrë dhe dështimi pas çdo ndryshimi

0

 

“Në shumësinë e ligjeve që nuk respektohen në Shqipëri, ligji antiduhan njeh thyerje rekord dhe ndryshime të shumta por të pa vlera, që nuk ndikojnë në sjelljen e njerëzve”

 Pirja e duhanit ka qenë një ndër problemet më të mëdha të qeverive të cilat e kanë pasur në fokus, ligjin që ndalon pirjen e tij në ambiente të mbyllura dhe publike. Për shumë vite me radhë që nga 2007-ta vit në të cilin u ratifikua edhe marrëveshja e shtetit shqiptar me Organizatën Botërore të Shëndetit, e cila i vendosi disa kushte. Që nga ajo kohe, ligji i cili është miratuar ka pësuar ndryshime të shumta dhe masat ndëshkuese janë shtuar, por gjithmonë historia ka qenë e njëjtë. Në fillim ka pasur zbatim dhe më pas ka filluar thyerja e tij. Shëndetësia e rendit pirjen e duhanit si një ndër faktorët kryesorë që shkakton sëmundjet malinje, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të aparatit të frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore. Të dhënat shkencore nuk lënë asnjë dyshim se mjediset 100% pa duhan janë mënyra e vetme, e vërtetuar, për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhan pirjes “të dorës së dytë”.

Në Shqipëri, ligji “Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit” ka hyrë në fuqi më 26 Maj 2007, megjithatë mungesa e zbatimit efektiv ka bërë që shumë biznese të inkurajohen për të mos e respektuar ligjin. Qytetarët e kanë humbur besimin në aftësinë e strukturave përgjegjëse për të zbatuar ligjet. Kjo ka bërë që ky ligj të mos zbatohet për një kohë të gjatë. Në raport-progresin e fundit të Bashkimit Evropian theksohej: “Shqipëria ende nuk po bën të mundur zbatimin e ligjit anti-duhan”. Fonde të shumta ka pasur për ngritjen e strukturave për masat anti duhan, por nuk ka pasur kurrë efektivitet. Edhe pse janë rritur disa herë gjobat përsëri pirja e duhanit duke thyer ligjin ka vazhduar. Pas një fushate që është marrë dy vite më parë për luftën kundër duhanit, fushatë e cila solli një rënie të numrit të subjekteve që shkelin ligjin, përsëri askush nuk interesohet nëse ka ligj apo jo. Në shumë vende duhani pihen në ambiente të mbyllura, edhe pse gjobat janë shumë të majme. Kjo situatë vjen nga mungesa e kontrolleve dhe inspektimeve jo të shpeshta.

 Masat ndëshkuese

 Në ligjin që mban numrin 76/2014, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, në nenin 20 të tij janë vendosur disa masa ndëshkuese për të gjitha subjektet që thyejnë ligjin. Në të janë shënuar një sërë gjobash të cilat vijnë për shumë subjekte që nga importuesi dhe deri te konsumatori me i thjeshtë, ku dhe bëhen shkeljet më të mëdha. Për këtë arsye po ju citojmë disa nga gjobat që marrin shkelësit e ligjit: 300 000 (treqind mijë) lekë, subjekti i tatueshëm; 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, personi përgjegjës në institucionet publike; 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, administratori në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme;  5 000 lekë (pesë mijë) lekë, duhanpirësi;

Mjediset ku nuk duhet të pihet duhan

 Në ligjin anti duhan janë listuar disa subjekte në të cilat ndalohet që të pihen duhan, dhe në rast të thyerjes së këtij ligji subjekti përkatës dënohet me gjobë në mas atë ndryshme të lekëve.  Sipas këtij ligji ndalohet pirja e duhanit në:

  1. a) mjediset e punës;
  2. b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për

pacientët);

  1. c) institucionet arsimore, përfshirë dhe çerdhet;

ç) mjetet e transportit publik, përfshirë taksitë;

  1. d) mjediset e mbyllura tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës;
  2. dh) mjediset e mbyllura kulturore e sportive;
  3. e) mjediset e përbashkëta, në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme;

ë) mjediset e tjera publike të mbyllura.

Të ardhurat nga gjobat

Në nenin 20 pika katër të këtij ligji parashikohet se ku do të shkojnë të ardhurat nga vendosja e gjobave, në  rastet kur do të ketë shkelje nga subjekte të ndryshme. Sipas kësaj pike të këtij neni të gjitha të ardhurat, që do të mblidhen nga gjobat e vendosura, sipas këtij neni, derdhen në Buxhetin e Shtetit. Por duke parë raportet që janë publikuar nga institucionet përkatëse vihet re se nuk ka pasur vendosje të shumë gjobave, pasi edhe inspektimet nuk ishin të shumta. Kjo tregon që punonjësit e këtij institucioni nuk janë shumë të interesuar për të mbushur akrën e shtetit e cila, nuk arrin asnjëherë që të mbushet.

Të dënuarit thyejnë përsëri ligjin

Një sondazh i task-forcës, i mbajtur disa muaj me parë, dha rezultatet e para mbi zbatueshmërisë së ligjit anti-duhan. Sipas tij, 71 % subjekteve (bare, restorante), në qytetin e Tiranës zbatojnë ligjin. Zonat me zbatueshmëri më të lartë, mbi 92 % janë: pedonalja e ish-Bllokut, dy kullat, zona pranë stadiumit “Qemal Stafa”, pranë TVSH-së. Zonat me zbatueshmëri të ulët në masën 45 %. Zona në Qytetin Studenti, rruga që të çon në këtë zone, zona e 21 dhjetori, Kamëz, zona te Spitali Ushtarak.

Rezultatet

 75 % e subjekteve që janë gjobitur, vazhdojnë të thyejnë ligjin.

37.5 e gjobave janë vendosur mbas orarit zyrtar të punës (ora 17.00 – 24.00)

32 % e gjobave të vendosura, janë të rekomanduara nga telefonatat e publikut.

Vëzhgimi

 Ligji që respektohet në një masë të vogël, dhe që është një nga ligjet i cili është ndryshuar disa herë është ligji anti duhan. Nga vëzhgimi që kemi bërë në teren rezulton se shumë subjekte të ndryshme e thyejnë këtë ligj. Inspektimet kanë qenë të pakta nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, dhe kjo gjë sjell dhe thyerjen e ligjit.  Sipas një raporti që është publikuar nga ky raport, në një vit janë bërë 45 mijë inspektime dhe ka pasur vetëm 529 subjekte të gjobitura. Kjo tregon që nuk ka qenë shumë efektive puna e tyre. Në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë ligji kundër pirjes së duhanit thyhet gjithmonë dhe por përsëri gjobat janë të pakta.

Lokalet  natën

 Një problem shumë i madh për subjektet që thyejnë ligjin janë lokalet e natës, pas edhe kontrollet janë shumë të pakta. Në zonën e ish- Bllokut në Tiranë ku janë përqendruar më shumë lokalet që kryejnë aktivitetin e tyre pas mesnatës, pirja e duhanit në ambiente të mbyllura është një normë. Askush prej menaxherëve të këtyre lokaleve nuk kujdeset që të respektoj këtë ligj, dhe i lejon vet klientët që të konsumojnë duhan në ambient të mbyllur. Tabela në muret e lokaleve e cila paralajmëron ndalimin e duhanit ndodhet, por askush nuk e respekton. Kjo gjë vërtetohet edhe nga kontrollet që ka kryer policia e cila  në deklaratat e saj ka treguar që në këto lokale konsumohet përveç duhanit edhe drogëra të tjera.  Nga informacionet që kemi mundur të marrim mësohet se kontrollet që bënë institucioni përkatës, kanë qenë të pakta. Ka nga ata që thonë se nuk ka pasur asnjë herë kontroll në biznesin e tyre. Sipas tyre ligji respektohet deri në orën 00:00, dhe më pas pirja e duhanit është e lirë në të gjitha ambientet.

Fshatrat

Sipas raportit vjetor që ishte publikuar nga ISHSH, tregohej se kishte pasur inspektime por jo në të gjithë vendin. Në objektivat e vitit 2017 thuhej se ishte shtrirja e këtij inspektorati në të gjitha qytet dhe fshatrat e vendit. Deri më tani kjo gjithë nuk është bërë pasi në fshatra janë edhe thyerësit më të mëdhenj të këtij ligji. Në fshatra inspektimet kanë munguar gjithmonë dhe për këtë arsye të gjithë nuk interesohen që të respektojnë ligjin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.