Shqisa e e gjashtë” ekziston vërtetë …

0
502

Megjithatë, shkenca pëlqen ta etiketojë atë si intuitë. Nuk ka të bëjë aspak me parandenjat magjike dhe as me perceptimte jashtëshqisore, por është rezultat i përvojës tashmë të fituar

Sa herë ka ndodhur të mendojmë mbi një person, për të cilin nuk kishim dëgjuar prej një kohe të gjatë dhe që papritmas bëhet i gjallë? Apo të përballojmë një punë me një parandjenjë mbi rezultatin e saj? Herë të tjera mjafton vetëm t’i shtërngosh duart një personi që sapo e ke njohur, për t’u gjendur shpesh në të njëjtën gjatësi vale, apo anasjelltas, të ndihesh i distancuar nga një ndjenjë negative.

E quajnë “shqisa e gjashtë”, një lloj instinkti që drejton në mënyrë të pandërgjegjshme veprimet tona. Të tjerët, e përcaktojnë si intuitë, një zgjedhje e menjëhershme që të çon drejt vendimeve instiktive, pa arsyetuar apo përpunuar dijet që kemi në dispozicion. Karl Gustav Jung, një dishepull i Sigmund Frojdit, argumentoi se ekziston një “forcë jetike” superiore ndaj ndërgjegjes.

Sot, një grup shkencëtarësh në Universitetin e Uashingtonit në St Louis (SHBA) do të kishte identifikuar vendin:”shqisa e gjashtë” ndodhet në lëvoren ballore të trurit, një zonë që gjendet në mes të dy hemisferave të trurit, dhe që konsiderohet si pikë takimi mes arsyes dhe emocioneve dhe si e tillë, përgjegjëse për arsyetimin dhe zgjedhjet më të vështira.

Zbulimi, i publikuar në revistën amerikane “Science”, zbuloi se aty ndodhet një mekanizëm i sofikstikuar i pandërgjegjshëm, që na nxit të modifikojmë sjelljet tona, duke deshifruar sinjalet që vijnë nga mjedisi që na rrethon. Në thelb bëhet fjalë për një mekanizëm vetë-mbrojtës, që ka për qëllim të na mbrojë nga çdo rrezik./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here