E ëma i përgjërohet “të lutem” por vogëlushja refuzon t’i vendosë Ramës veroren (VIDEO)

0
365

Inaugurimi i Pazarit të Ri, që përkoi me Ditën e Verës ka vënë pak në siklet kryeministrin e vendit, i cili është përballur me refuzimin e një vogëlusheje.

Në ceremoninë e përgatitur, ku të ftuara ishin edhe mediat, ishte parashikuar që në momentin që hynte nën shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministrit t’i vendosej një verore, dhe kjo detyrë me sa duket i ishte besuar një vajze të vogël.

 

Me të hyrë, dëgjohet kryetari i Bashkisë, Veliaj teksa i thotë me ëmbëlsi: ‘Do na japësh një verore për xhaxhi Edin?”

Vajza shtrembërohet dhe duket se nuk do ta kryejë detyrën, ndërsa e ëma i lutet që t’i vërë një verore kryeministrit. Por as pas kësaj e vogla nuk pranon. Kryeministri zgjedh të buzëqeshë para kësaj situate dhe përkëdhel vajzën e vogël duke thënë: “Lëre, lëre, se i kanë thënë…”

Më pas një tjetër person është kujdesur që i pari i qeverisë të mos mbetet pa verore.

https://www.youtube.com/watch?v=py2yH24m26U

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here