Basha drekë pune me 8 ambasadorë të BE-së. Cfarë pritet të ndodhë?!

0

Kryeopozitari Lulzim Basha është mbledhur në një drekë pune ditën e sotme me 8 ambasadorë të Bashkimit Europian, përkatësisht të Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës si dhe të Belgjikës. Mendohet se temë diskutimi me ambasadorët është situata politike në vend, si dhe shqetësimi i PD-së, për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme. ‘BalkanWeb’ bënë të ditur se zyrtarët janë mbledhur të gjithë në një lokal në kryeqytet.

Loading...

 

Ky takim vjen në ditën e 25 të protestës së opozitës, e cila prej 18 shkurtit kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sakaq, dje Basha drekoi me ambasadorët të Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Danimarkës dhe Greqisë në një restorant në qendër të Tiranës.

Një javë më parë lideri i opozitës drekoi dhe me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Ndonëse ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe t’i bashkohet diskutimeve në Kuvend, kjo e fundit nuk ka pranuar, ndërsa vijon kauzën e saj, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

Loading...

Lini nje pergjigje