VIDEO/Tenxherja me presion që komandohet nga celulari

0
205

Shpikja e dy të rinjve kanadezë te cilët kanë gati 400 mijë ndjekës në Facebook u kthye në një histori suksesi për ta. Ndërkohë që ishin në kërkim të një tenxhere për të gatuar shëndetshëm dhe shpejt për gjithë familjen, ata nisën të modifikonin enët që kishin në shtëpi. Kështu iu lindi ideja e një tenxhere me presion, me teknologji të lartë. Tenxhera u prodhua, u shumëfishua dhe në fund e futën në treg përmes një kompanie të vogël. Pasi e postuan në Amazon brenda 24 orësve shitën 215 mijë tenxheret e para teknologjike në SHBA.

“Instant Pot” është tashmë tenxherja me presion që është kthyer në mit në botën dixhitale. Shpikja teknologjike për të gjitha amvisat bëhet edhe më e lehtë pasi mund të komandohet edhe përmes smartphone.
Në këtë tenxhere mund të gatuash gjithcka, që nga orizi, deri tek pastat, nga supat tek mishi, jogurt, apo kokoshka, pasi mund të funksionojë edhe si mikrovalë.
Aktualisht cmimi për modelin më të thjeshtë shkon deri në 80 dollarë, ndërsa për modelin më të sofistikuar deri në 180 dollarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here