Rama: Letra e ministrit Vasili për ONM është letër e qeverisë

0
227

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Top Story” Të Sokol Ballës ku ka folur për aktualitetin politik si dhe ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.

Ndër të tjera Rama është pyetur nga Sokol Balla dhe për letrën e dhe shqetësimin e ministrit Petrit Vasili për Bordit e Monitorimit Ndërkombëtar ne lidhje me zbatimin e ligjit të vettingut.
Rama tha se shqetësimi i ministrit Vasili mbetet shqetësim i qeverisë, ndërsa u shpreh se ai ka shkruar në emër të qeverisë shqiptare.
Sokol Balla insistoi duke e pyetur prapë nëse ky është shqetësim edhe i juaji, kryeministri tha prerë “Po”.
Kujtojmë se ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, në datën 20 shkurt i ka dërguar një letër dy ambasadorëve, atij amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, të cilët do të jenë edhe anëtarë në bordin e ONM-së për zbatimin e ligjit të vettingut. Në letër Vasili thekson se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here