Rama braktiset nga partitë aleate : ‘Shtyrja e zgjedhjeve dhe qeveria teknike, domosdoshmëri

0
488
Partitë aleate të Edi Ramës , duken të pakënaqur me situatën parazgjedhore, duke theksuar nevojën për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Megjithëse janë të ndarë në qëndrimet nëse zgjedhjet e ardhshme duhet të organizohen nën kujdesin e një qeverie teknike apo të kësaj qeverie, ata janë të një mendimi se situata aktuale politike në vend nuk garanton zgjedhje me standarde demokratike. Aleati i Partisë Socialiste që prej zgjedhjeve lokale të 2015, Gaqo Apostoli, kreu i Aleancës për Demokraci dhe Solidaritet, thekson se në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkohet me një qeveri teknike.

Ai thotë se sot situata politike në vend është e tensionuar dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve është një domosdoshmëri. “Në këtë situatë unë do të thoja, që zgjedhjet të mos kontestohen, shtyrja e zgjedhjeve po kalon të jetë një domosdoshmëri, jo thjeshtë nevojë”, tha Gaqo në një prononcim për “Shekulli-n”. Sipas tij, Rama duhet të largohet dhe qeveria teknike të përbëhet nga njerëz me lidhje jo shumë të forta politike. “Kur krijohet qeveri teknike kryeministri nuk duhet të jetë ai që është.

E para e punës është se Rama nuk mund të jetë në krye të një qeveri teknike. Duhet të jenë personalitete që nuk kanë relevancë politike. Kjo është tërësisht e mundshme. Dikush thotë po vjen marsi i ’97. Kur vijnë zgjedhjet Shqipëria ndodhet në një terren sizmik.

D.m.th që të gjitha koncentriket e së keqes elektorale në Shqipëri janë prezente si , ‘97, ‘96, ‘94, të gjithë precedentët synojnë të përsëriten. Krijimi i një qeveri të paanshme apo të gjithanshme do të ishte një bazë shumë e fortë për të drejtuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Apostoli.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Aleancë Demokristiane, Zef Bushati, është kundër qeverisë teknike, por thekson se palët duhet të ulen me një listë kërkesash për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas tij nëse opozita me Bashën jep një listë me kërkesa, thotë kjo, kjo dhe kjo, atëherë le të shtyhen zgjedhjet. Këto kërkesa të jenë të mbështetura jo vetëm nga partitë kryesore por edhe nga të tjera, atëherë le të shtyhen zgjedhjet”, u shpreh Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here