Përlotet Sinan Hoxha, Seldi i kërkon falje publike

0
274

Siç edhe mund ta keni vënë re, Sinan Hoxha dhe Seldi, që gjithë kohës kanë lançuar projekte muzikore së bashku, kanë një kohë relativisht të gjatë që janë shkëputur nga bashkëpunimet e tyre. Megjithatë, asnjëherë nuk është folur konkretisht se çfarë ka ndodhur.

Sinan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “N’Kosovë Show”, ku ka marrë një letër surprizë nga menaxheri i tij, Avniu, i cili i ka kërkuar, në emrin e tij dhe të publikut, që të realizojë sërish një këngë me Seldin. Sinani është prekur, sepse e konsideron më shumë se vëlla menaxherin e tij, ndërkohë që menjëherë ka ardhur në studio edhe Seldi.

Pasi janë përqafuar, Seldi ka kërkuar një falje publike për Sinanin pa sqaruar shumë se për çfarë bëhet fjalë, ndërkohë që Sinani ka sqaruar se ata nuk janë zënë, kanë folur e janë takuar shpesh, por thjesht kishte pasur një shkëputje për sa i përket karrierës prej disa gabimeve të Seldit që janë krejt normale, sipas Sinanit, në një moshë që është ai. Duke shprehur konsideratë për njëri-tjetrin, ata janë shfaqur mjaft optimistë për bashkëpunimin e tyre të ri që do të vijë së shpejti. /Blitz.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here