Arbitrim i gabuar/ Mblidhen 180 mijë firma që ndeshja Barcelona-PSG të përsëritet

0
237

Një peticion online që kërkon përsëritjen e ndeshjes Barcelona-Paris Saint Germain është firmosur nga 180 mijë persona.

Fitorja të mërkurën e javës së kaluar 6-1 në Camp Nou i siguroi Barcelonës kalimin për në çerekfinale të UEFA Champions Leauge.

Por shumë të pakënaqur mbetën nga sfida dhe më së shumti nga gjykimi i ndeshjes. Një tifoz i Real Madrid, Luis Melondo nisi peticionin të premten, duke cituar se ndeshja duhet të përsëritet, pasi arbitri Deniz Aytekin ishte ai që i dha ndeshjen Barcelonës.

Peticioni në change.org quhet “Kërkoj përsëritjen e ndeshjes Barcelona-PSG”, dhe deri më tani janë mbledhur 180 mijë firma.

“Barcelona përfitoi nga gjykimi i arbitrit Deniz Aytekin i cili me penalltitë që i dha atyre dhe penalltitë që i mohoi francezëve, bëri që Barcelona të kalonte,” tha organizatori i peticionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here