Alarmante/ Në Shqipëri 4000 persona vdesin nga sëmundja e kancerit çdo vit

0
437

 

Mjekët pohojnë se shakatar janë:  “Ushqyerja e pashëndetshme , duhanpirja  si edhe ndotja e mjedisit

 

Enida Vërça

 

Shqipëria është një nga vendet i cili vitet e fundit është i prekur më së shumti nga sëmundjet tumorale. Ato janë përhapur gati si një epidemi gripale në vendin  duke prekur pjesën më të madhe të personave. Referuar numrit të vdekjeve sipas Institutit të Shëndetit Publike 4000 persona ndërrojnë jetë në një vit. Në Shqipëri meshkujt kanë nivel më të lart vdekshmërie nga kanceri kundrejt femrave. Konkretisht për çdo 100 mijë meshkuj numri i atyre që vdesin nga kanceri është 173.9, ndërsa për femrat ky indikator është 128 raste vdekje nga kanceri në çdo 100 mijë femra. Tumoret që prekin trakenë bronket dhe mushkrit janë edhe tumoret me vdekshmëritë më të larta ndër meshkuj duke shënuar 44 raste vdekjesh për çdo 100 mijë meshkuj, pasuar nga  tumore të stomakut  me tregues 24.7 raste. Ndërsa për femrat tumoret më të rrezikshme sa i takon vdekshmërisë janë po tumoret që prekin traketë, mushkrit dhe bronket pasuar nga kanceri i gjirit me 18 raste për çdo 100 mijë femra dhe ai i stomakut me 17 raste për çdo 100 mijë. Në këtë mënyrë shifrat alarmante paralajmërojnë për valën goditëse e cila ka përfshirë vendin , kryesisht vitet e fundit.

 

Shkak rrezatimet elektromagnetike?

 

Ditët e fundit është ngritur një shqetësim në rrjetet sociale që shkaktarë i rritjes në shifra alarmante të sëmundjes së kancerit është prej rrezatimet elektromagnetike.  Shefi i epidemiologjisë në ISHP Alban Ylli e mohon këtë hipotezë e cila po qarkullon këto ditë dhe tha se “ Ne nuk kemi asnjë fakt. Jo në Shqipëri por askund në botë të vërtetojmë që një masë e përfillshme e kancerave shkaktohet nga rrezatimet elektromagnetike”  Është e vërtet që disa rrezatime të tjera që quhen jonizuese më të forta  me natyrë kozmike që vijnë nga dielli kanë një rol”. Gjithashtu ai tha se llojet më të përhapura të sëmundjeve të  tumorve të cilat prekin më së shumti janë kanceri i stomakut dhe mushkërive, ku shifrat rriten nga dita në ditë. “Kanceri i gjirit vijon të rritet, ndërsa kanceri i stomakut, dhe i mushkërive, (tek meshkujt) duket se janë në stanjacion ku ka një rritje të qëndrueshme”, pohon z. Ylli.
Shkaqet e sëmundjeve tumorale

 

Mjekët flasin për një sër arsyesh të cilat behën shkaktare të sëmundjes vdekjeprurëse tumoriale. Sipas tyre një nga shkaqet më të mëdha është ushqyerja e pashëndetshme.

1.Ushqyreja e pashëndetshme, është një rrezik shumë i madh për kanosjen e sëmundjeve tumorale të cilat lidhen drejtpërdrejt me stomakun. Oraret e papërshtatshme të punës, pamundësia e konsumimit të ushqimeve me proteina dhe rendia ndaj ushqimeve të thata, siç janë fast fodet, i bën shqiptarët shpesh herë të gjenden me stomakun bosh për orë të tëra. Edhe kur konsumojnë vaktet, në shumcën  e rasteve hanë ushqime të pashëndetshme duke bërë që pjesa me e madhe të kenë probleme me stomakun. Dhimbjet në stomak, ulcera apo shqetësime të tjera.

 

  1. Duhan- Konsumimi i duhanit po përhapet çdo ditë e më tepër në shoqërinë tone. Konsumimi i tij nuk dëmton vetëm mushkëritë të cilat më pas preken nga sëmundjet e kancerit, por çdo qelizë të trupit. Në morinë e sëmundjeve që shkakton duhani, ajo që është më përfshirëse është sëmundja kronike e mushkërive, te zemrës, të trurit, të eënve të gjakut, të sistemit të tretjes dhe të riprodhimit. Në këtë mënyrë këto sëmundje kthehen në shkak për marrjen e jetës së shoqërisë sonë.

 

  1. Ndotja mjedisore

 

Agjencia Mjedisore  e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur Shqipërinë, strehën e disa nga problemeve më të mëdha të mjedisit në  Ballkan. Në këtë mënyrë ndotja e ambienti, si tokës, ujit nga dora e njeriut janë problematike. Po ashtu edhe  ndotja e ajrit është e mëdha  duke u kthyer në një sëmundje kancerogjene për shëndetin e shqiptarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here