9 mite për hinduizmin, të nxjerrë zbuluar

0
232

A është karma fataliste? Vërtetë do të përballemi patjetër me pasojat e veprimeve të kaluara? A janë hindutë adhurues të idhujve dhe sa Perëndi kanë? A mbështeten në një sistem diskriminues kastash? Gjeni përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera në këtë artikull të CNN

Hinduizmi është feja më e vjetër ende e gjallë në botë dhe e treta më e madhe – pas Krishtërimit dhe Islamit – me më shumë se 1 miliard ndjekës. Disa argumentojnë se Hinduizmi është më shumë një mënyrë jetese, se sa fe. Ai nuk ka besim të përbashkët apo kishë. As nuk është i bazuar në mësimet e një themeluesi apo libri të shenjtë.

Dhe ky mbetet një mister për shumëkënd.

Hinduizmi është i lashtë, edhe pse nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur u formua. Emri është një fjalë Sanskrite; Hinduizëm dhe Hindu u pagëzuan nga pushtuesit që e përdorën termin për t’iu referuar njerëzve që hasnin kur kaluan malet Hindu Kush dhe arritën në lumin Ind.

Ja 9 mite për Hinduizmin, të nxjerrë zbuluar

Miti nr 1: Ka 330 milionë perëndi hindu

Realiteti: Ka një Zot suprem që nuk mund të njihet ose të kuptohet plotësisht.

Hindutë nxiten të lidhen me Perëndinë në mënyrën që u përshtatet atyre më shumë, si adhurimi i shumë hyjnive, që besohet se janë manifestime të Zotit. Tre hyjnitë kryesore, ose Trimurti janë Brahma, krijuesi; Vishnu, mbrojtësi; dhe Shiva, shkatërruesi. Kjo është arsyeja pse Hinduizmi është menduar shpesh si fe politeiste. Por nuk është.

Por ka debate mbi terminologjinë e duhur për hinduizmin. Disa e quajnë atë një fe moniste, që rrjedh nga besimi se çdo gjë në univers është pjesë e një substance ose natyre. Disa, duke përfshirë Shuklan, thonë se Hinduizmi është fe henoteiste, që është adhurimi i një perëndie pa mohuar ekzistencën e zotave të tjerë. Të tjerë, thonë se është monoteist.

Miti nr 2: Hindutë janë adhurues idhujsh

Realiteti: Hindutë adhurojnë një kujtesë të Perëndisë.

Asnjë Hindu nuk të thotë se ai ose ajo adhuron një idhull. Në vend të kësaj, Hindutë besojnë se një përfaqësim fizik i Perëndisë – në formën e një idhulli – i ndihmon ata që të përqëndrohen në një aspekt të lutjes ose meditimit.

Për shembull, një person i cili sapo ka hapur një biznes të ri mund të bie përmbys përballë Ganeshit, perëndisë elefant që përfaqëson suksesin.

Miti nr 3: Hindutë adhurojnë lopët

Realiteti: Hindutë nuk i luten të lopëve, por ata e konsiderojnë gjithë krijimin dhe gjithë jetën si të shenjtë.

Hindutë besojnë se çdo qenie e gjallë ka një shpirt. Është e vërtetë, megjithatë, se lopët zënë një vend të veçantë në shoqërinë hindu. Kjo është arsyeja pse Hindutë nuk hanë mishin e vicit. Lopët shihen si figura mëmësore të buta, që janë ofrueset e qumështit dhe formave të tjera të ushqimit. Ato nderohen për vlerën e tyre.

Miti nr 4: Të gjithë Hindutë janë vegjetarianë

Realiteti: Shumica e hinduve hanë mish.

Por rreth 30 për qind nuk e bëjnë. Kjo gjë buron nga një besim themelor tek Ahimsa, parimi i jo-dhunës. Që të gjitha gjallesat janë manifestime të Zotit, e dhuna ndaj tyre konsiderohet në kundërshtim me ekuilibrin natyror të universit.

Miti nr 5: Hinduizmi mbështet një sistem diskriminues kaste

Realiteti: Diskriminimi sipas kastës nuk është i rrënjosur në fe, por në kulturë.

Kasta ishte një sistem i lashtë klasash pushtuese, i pranishëm në tekstet hindu, që gjatë viteve u zhvillua në një hierarki të ngurtë sociale. Kastat më të ulëta, apo të paprekshmet, janë margjinalizuar dhe përballur me persekutimin. Por shumë Hindu modernë kanë argumentuar se diskriminimi i bazuar në kastë nuk është tipar i qenësishëm i hinduizmit dhe nuk duhet të mendohet si i sanksionuar me fe.

Miti nr 6: Gratë janë shërbëtore në hinduizëm

Realiteti: Jo për shkak të fesë.

Në fakt, një atribut që dallon hinduizmin nga Krishterimi apo Islami, është se ai i njeh format e Perëndisë si femërore. Hindutë i frikësohen Shaktit, ose personifikimit të energjisë së Perëndisë me anë të një figure femërore.

Disa nga perëndeshat më i zakonshme që adhurohen janë Parvati, një formë primare e Shaktit; Sarasvati, perëndesha e diturisë; dhe Lakshmi, perëndesha e begatisë.

Gratë në Indi nuk mund të jenë të barabarta me burrat, por përsëri, kjo nuk është për shkak të fesë, por kulturës dhe njerëzve që përdorin fenë për të mbajtur gratë të nënshtruara. Kjo është e ngjashme, ndoshta, me shoqëritë islame, që detyrojnë gratë të mbulohen nga koka deri te këmbët.

Miti nr 7: Gratë hindu që kanë “pika të kuqe” mbi ballë janë të martuara

Realiteti: Ndonjëherë.

A pikë e kuqe dikur ishte një simbol i martesës për gratë hindu. Sot, pika, apo bindi, është kryesisht dekorative. Vajzat dhe gratë – e martuara ose beqare – e mbajnë bindin nga të gjitha ngjyrat, si shfaqje të modës. Një Tilak, po ashtu një shenjë në ballë, ka domethënie fetare. Kjo bëhet në përgjithësi me pastë druri sandal, hiri ose shafrani të kuq të Indisë, mund të jetë në formën e vijave, apo një pikë.

Miti nr 8: Bhagavad Gita është si Bibla

Realiteti: Nuk ka një libër qendror autoritativ në hinduizëm.

Por Hinduizmi është i pasur në shkrime të shenjtë, me një koleksion të madh shkrimesh të lashta fetare. Hindutë besojnë se Perëndia i zbuloi të vërteta njerëzve të ditur, të cilët i përcollën nëpër breza për mijëra vite, me një traditë të pasur orale. Shkrimet e shenjta përfshijnë Vedan, Upanishadsin, Puranasin dhe Bhagavad Gitan, ose Këngën e Perëndisë.

Pjesë e rrëfimit epik, Mahabharata, Gita me 700 vargje, është poema më e gjatë në botë dhe merr formën e një dialogu në një fushë beteje mes një princi, Arjuna, dhe Krishnas. Ajo rrok besimet themelore të hinduizmit, por jo të gjithë Hindutë e lexojnë Gitan.

Miti nr 9: Karma është fataliste

Realiteti: Çdo njeri ka aftësinë për të zgjedhur veprimet e jetës.

Kjo është teoria prapa karmas: me çdo veprim që një person vë në lëvizje, ka një reagim korrespondues. Hindutë besojnë se ata duhet të përballen me pasojat e veprimeve të kaluara. Çdo person krijon fatin e tij ose fatin e saj me vepra. Qëllimi përfundimtar është që të kesh karmën që do të lirojë një shpirt dhe për të fituar mokshan, ose çlirimin nga cikli i rilindjes. / CNN – Përgatiti: www.bota.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here